Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një foshnjë kur nëna e saj shtatzënë ndërron jetë, duke prekur shumë njerëz me përgjigjen e tij.

 

Gerald Ledford, i cili në rrjetet sociale flet hapur për vdekjen dhe procesin e përgatitjes së trupit për funeral, u pyet në TikTok se çfarë ndodh me foshnjën që ndodhet brenda një gruaje shtatzënë kur ajo vdes, shkruan Daily Star.

 

Ai shpjegoi se fillimisht foshnja nxirret nga trupi dhe merret një mostër gjaku për të krijuar një kartelë ADN-je, në mënyrë që në të ardhmen të mund të përcaktohet identiteti i babait, nëse kjo kërkohet.

“Pas autopsisë, kur e vendos nënën në qesen mortore, e vendos foshnjën në krahët e saj. Më pas, familja vendos nëse dëshiron që foshnja të rikthehet në barkun e nënës”, tha Ledford.

 

 

Përgjigjja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku disa persona treguan përvojat e tyre të dhimbshme me humbjen e një gruaje shtatzënë dhe foshnjës së saj.

 

 

Ledford ka folur edhe për një tjetër pyetje të pazakontë: çfarë ndodh nëse një grua vdes gjatë menstruacioneve. Ai tha se tamponi hiqet gjatë përgatitjes së trupit për funeralin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here