Një pajisje e re e mveshshur, “Hilo Core”, synon t’u ndihmojë njerëzve me hipertension të monitorojnë më vazhdimisht ndryshimet e presionit të gjakut. Pajisja kombinon një manshetë për matjen e tensionit, të autorizuar nga FDA, me një byzylyk që përdor sensorë dhe një aplikacion për të ndjekur matjet dhe prirjet me kalimin e kohës.

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) rekomandon që personat me hipertension ta masin rregullisht tensionin në shtëpi.Pajisja “Hilo Core”, funksionon fillimisht duke përdorur manshetën për matje gjatë katër ditëve të para. Më pas, mansheta nevojitet rreth një herë në muaj për të rikalibruar pajisjen, ndërsa gjatë pjesës tjetër të kohës byzylyku përdor sensorë optikë për të vlerësuar presionin e gjakut, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

 

 

Sipas kompanisë, pajisja mund të ofrojë deri në 35 matje në ditë dhe natë, ndërsa monitoron gjithashtu gjumin, hapat dhe rrahjet e zemrës. Këto të dhëna mund t’i ndihmojnë përdoruesit të kuptojnë më mirë se si gjumi, stresi, ushqyerja dhe faktorë të tjerë lidhen me ndryshimet e tensionit.

 

 

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se byzylyku nuk duhet të konsiderohet zëvendësim për pajisjet e validuara mjekësore. Mansheta e krahut është e autorizuar nga FDA, ndërsa byzylyku klasifikohet si pajisje për mirëqenie dhe nuk është provuar se mund të diagnostikojë ose trajtojë hipertensionin.

 

Një studim me 30,092 përdorues të “Hilo Core”, në Evropë zbuloi se personat që e përdornin më shpesh aplikacionin kishin një ulje prej rreth 8 mmHg të presionit sistolik gjatë gjashtë muajve.

 

Studiuesit sugjerojnë se kjo mund të lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për tensionin dhe ndryshimet në stilin e jetesës, jo domosdoshmërisht me efektin e drejtpërdrejtë të pajisjes.

 

 

Ekspertët këshillojnë që të dhënat nga pajisjet e mveshur të diskutohen me mjekun dhe të mos përdoren për ndryshimin e dozave të barnave pa këshillë profesionale.

Pajisjet e tilla duhet të plotësojnë, jo të zëvendësojnë, matjet me mansheta të validuara dhe kujdesin e rregullt mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here