…i njohur edhe si Koca Sinani (Sinani i Madh), lindi në Topojan të Lumës/Kukesit

Sinan Pasha u bë vezir i madh pesë herë midis viteve 1580-1596. Historianët bashkëkohorë turq artikulojne se Sinan Pasha tregonte interes te veçant kundrejt trashëgimisë së tij dhe u jepte prioritet shqiptareve për poste të nivelit të lartë brenda perandorisë. Në vitin 1586, me kërkesën e tij, Sulltan Murati III nxori një dekret që përjashtonte pesë fshatra të Lumës nga të gjitha taksat. Sinan Pasha ka ndërtuar kalanë e Kaçanikut në Vilajetin e Kosovës me një imaret (kuzhinë supë), dy hane një hamam (banjo turke) dhe një xhami që mban ende emrin e tij.

Në vitin 1590, ai ndërtoi Kioskën e Perlave mbi muret e detit në detin Marmara. Ajo shërbeu si rezidenca e fundit e Murad III para vdekjes së tij.

Pra veziri i madh Sinan Pasha ishte një ndërtues i madh i karvanserajeve, urave, banjave dhe xhamive. Siç permendem keto përfshinin Kalane dhe xhamine e Kaçanikut në Kosovë, ndërtesa të rëndësishme në Sarajevë, Selanik dhe Beograd, si dhe në Stamboll dhe vende të tjera të botës arabe. Ai ishte një mbështetës i madh i Nënës Sulltaneshe Safije Sulltan, e cila ishte gjithashtu me origjinë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here