Nga: Gazmend Arifi
A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?
Më 1 shkurt të atij viti, Këshilli i Ministrave vendosi për ndalimin e përdorimit “të topave e të lodrave” në ditët e festave fetare, si: Ramazani dhe Bajrami. Ky vendim merrte shkas prej propozimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe prej ankesave të shumta të qytetarëve përqark vendit.
Nga ana tjetër, Komuniteti Mysliman Shqiptar kërkonte lejimin e përdorimit të fishekzjarreve të marra nga Italia, si një “mjet modern”, meqenëse në një pjesë të madhe popullata “është e vobektë e nuk ka as orar”.
Kërkesa u mor në konsideratë nga Kryeministria, e cila lejoi përdorimin e fishekzjarreve më kushtin që në kryeqytet “fishekët duhet të jenë të paplasshëm e pa krisëm dhe nëpër qarqet mund të përdoren fishekë të çdo kualiteti e në katundet mund të përdoren lodra (daulle)”.





