SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE

Shqipëria, në origjinën e saj, ishte pjesë e Ilirisë, e cila shtrihej përgjatë rajonit bregdetar lindor të Adriatikut. Në vitin 168 p.e.s., romakët, pasi pushtuan Ilirinë, e administruan atë si një provincë (Ilirik). Nga viti 395 e.s., Iliria, si pjesë e Perandorisë Bizantine Lindore, iu nënshtrua valëve të pushtimeve sllave.

Gjatë mesjetës emri i saj “Albania” filloi të përdorej më gjerësisht, ndoshta duke rrjedhur nga “Albanoi”, emri i një fisi ilir. Ndërhyrja osmane filloi në shekullin XIV dhe, me gjithë vitet e rezistencës nën udhëheqjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, iu imponua sundimi turk që nga viti 1478. Gjatë shekujve XV dhe XVI, shumë shqiptarë u larguan drejt Italisë jugore për t’i shpëtuar sundimit osman dhe konvertimit në Islam.

Pas luftës ruso-turke të viteve 1877–1878 ata ngritën kërkesa për pavarësi nga Turqia. Me humbjen e Turqisë në Luftën Ballkanike të vitit 1912, nacionalistët shqiptarë shpallën pavarësinë dhe krijuan një qeveri të përkohshme.

FB: Thënie për shqiptarët
___________
Titulli: “Albania”, The Statesman’s Yearbook: The Politics, Cultures and Economies of the World 2017
Botuesi: Palgrave Macmillan, 2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here