U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut
Një dokumentar i realizuar nga institucionet ushtarake të Turkey ka rikthyer në vëmendje figurën historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke theksuar rolin e tij si një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të shekullit XV dhe duke konfirmuar origjinën e tij shqiptare.
Dokumentari, i prodhuar nga Instituti i Studimeve Ushtarake pranë Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, paraqet betejat dhe strategjitë e Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, si dhe ndikimin e tij në historinë e Ballkanit dhe të Evropës.
Në film përmendet se Skënderbeu, i njohur në Perandorinë Osmane si “Iskender Bey”, ishte një komandant i jashtëzakonshëm që arriti të përballojë për dekada ushtritë e dy sulltanëve të fuqishëm të kohës.
Sipas dokumentarit, ai lindi në vitin 1405 në zonën e Dibrës dhe ishte djali i princit shqiptar Gjon Kastrioti, i cili kontrollonte territore të rëndësishme në Arbëri si Kruja, Mati dhe Dibra.
Filmi paraqet gjithashtu betejat kryesore të zhvilluara nga ushtria shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut, duke theksuar se rezistenca e princërve shqiptarë ishte një nga pengesat më të mëdha për avancimin e ushtrisë osmane në rajon.
Historianët e përfshirë në dokumentar nënvizojnë se figura e Skënderbeut mbetet një simbol i rëndësishëm i rezistencës dhe identitetit shqiptar, ndërsa strategjia dhe aftësitë e tij ushtarake vazhdojnë të studiohen edhe sot.
Dokumentari vjen si pjesë e një serie prodhimesh historike që trajtojnë jetën e figurave të rëndësishme ushtarake të historisë.


