“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar të jetë një nga filmat kryefjalë të vitit, me shifra e rekorde, ende pa u shfaqur.
Filmi me një kast prej të paktën 13 🔝 aktorë si Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Zendaya, Robert Pattinson, Charlize Theron, etj, është më i shtrenjti në karrierën e Nolan, me buxhet mbi $250 mln, më shumë se 3 filmat epikë të marrë së bashku, “Gladiator”, “Troy” dhe “300”.
“The Odyssey” ka patur sheshxhirime në Greqi, Siçili e disa ishuj të Italisë, Skoci, Maltë, Islandë, Marok dhe shkretëtirën e Saharasë, i pari i xhiruar tërësisht me kamera IMAX dhe ku skenat në det janë xhiruar mes detit e dallgëve për t’i shfaqur sa më reale.
Pavarësisht komenteve pozitive që ka patur deri tani, në Greqi nuk është pritur aspak mirë, me historianë e mediat greke që kanë shpërthyer të revoltuar, duke nënvizuar mungesën e aktorëve grekë, mospërputhjet në kostumografi e histori. Madje sipas tyre, personazhet në filmin e Nolan më shumë duken si vikingë, sesa si personazhe të mitologjisë greke.


