Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të mos harrojnë vaksinimin si masë parandaluese ndaj sëmundjeve infektive.
IKSHPK thekson se vaksinimi nuk është i njëjtë për çdo udhëtar dhe varet nga vendi dhe rreziku i ekspozimit. Qytetarëve u rekomandohet të konsultohen me profesionistë të shëndetësisë dhe të vaksinohen së paku 4 javë para udhëtimit, për të lejuar zhvillimin e imunitetit dhe, nëse është e nevojshme, për profilaksi shtesë.
Ky këshillim synon të sigurojë udhëtime të shëndetshme dhe të parandalojë përhapjen e sëmundjeve infektive ndërkombëtare.


