Bajraktari i Bushkashit e Krenët

Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës , se un Esad Pashë Toptani mas sa e sa luftavet qi bana në Shkodër për shpëtimin e renjes Shqipnis erdha në Kru. Perenija desh për fatin e Shqipnis të mos na shkojn kot gjith aj gjak.

Shqiptarvet qi u derdh për lulzimin e Shqipnis. Sod pra ç’do Shqiptar lypset me punuë mar e mir për lumtënin ton e jo për tjetër.

Kto katër a pes dit kam me ju thirr gjith ju bajratarët për me kuvenuë t`vem ate njerës të nevojshëm për rehatin e venit, si zabita, çausha e zaptije për me rrokën rrugën e punën marë, se po të rroket si fillimt mrapsht, armikët ton gëzohen.

Pra po ju falem porsi baba fmis, të munohemi gjith së bashku për me lulëzue e me zbukurue atdheun ton. Shqipnin

– Kështu i kam shkrue gjith bajraktarvet.

-24 Prillit-

Grupi Gegnishtja Facebook /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here