Nga Gaza e viteve ’40 te Gaza e sotme – një thirrje për ndërgjegje
Në vitet 1944–1945, qytetet palestineze Gaza dhe Khan Younis dhanë mësim të paharrueshëm mbi solidaritetin arab dhe islam.
Prilli 1944 Khan Younis ndihmon Egjiptin e Jugut
Një dokument zyrtar i Konsullatës së Mbretërisë Egjiptiane në qytetin e Gazës dëshmon se banorët e Khan Younis-it dhuruan fonde për të varfrit e Egjiptit të Jugut. Një gjest që kaloi kufijtë politikë dhe u udhëhoq nga ndjenja e vëllazërisë së sinqertë.
Viti 1945 Gaza ndërton spital në Arabinë Saudite
Me iniciativën e zonjës Umm Khadra, banorët e Gazës u mobilizuan për të ndërtuar një ndërtesë të re për spitalin e qytetit të Buraidës në Arabinë Saudite. Ky veprim humanitar shënoi një kapitull të ndritur të bashkëpunimit mes popujve arabë.
Një mesazh që tejkalon kohën
Këto shembuj të historisë na kujtojnë se ummeti është si një trup i vetëm: kur një pjesë vuan, e gjithë trupi ndjen dhimbje.
Kjo nuk është lëmoshë nga dikush për dikë; është bindje ndaj urdhrit të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, o ummet i Islamit!
Pasha Allahun, Ai na ka dhënë begati dhe furnizime që do të mjaftonin për të gjithë botën, nëse do t’i falënderonim siç duhet dhe zemrat tona do të ishin të pastra nga koprracia dhe interesat e ngushta.


