Jahja Drancolli

Me shfaqjen e krizës Lindore dhe rritjen e Lëvizjes Kombëtare Serbe, u intensifikua një fushatë propagandistike e paparë antishqiptare, që synonte ndarjen dhe përvetësimin e tokave shqiptare ende të paçliruara nga sundimi shekullor osman.

Megjithatë, gjatë fushatës antishqiptare, dolën projektshkruesit e historishkruesit e “mirëfilltë” të saj, ç’prej viteve 30’ të shek. XIX me Ilia Grašanin, Jovan Cvijić, Stanoje Stanojević, Vasa Čubrillović, Ivo Andrić dhe të tjerë. Duke synuar të krijonin një Serbi jo më pak inferiore se ajo e Dushanit, ata e konsideronin një detyrë “të shenjtë” t’i portretizonin shqiptarët si të paqytetëruar, të paaftë për të qeverisur, të egër, përdhunues, vandalë dhe fundamentalistë të betuar ballkanas.

Këta studiues dhe ndjekësit e tyre aktualë, në studime specifike “jashtë-shkencore”, janë përpjekur të demonstrojnë se jo vetëm tokat etnike shqiptare, por edhe ato të Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë, ishin, deri në fund të shekullit të 17-të, “shpirti” dhe “qendra” e shtetit serb dhe një territor i populluar pothuajse ekskluzivisht nga serbët. Në këtë kontekst, gjatë periudhave të caktuara historike, siç janë Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë Botërore, fillimi i shekullit të 20-të dhe deri në ditët e sotme, as qytetet bregdetare shqiptare dhe as ato kroate nuk u kursyen: Durrsi, Shën Gjini, Tivari, Dubrovniku, Karlobagu dhe disa të tjera.

Ata argumentuan (për arsye gjeostrategjike) se këto qytete kishin qenë gjithmonë serbe, prandaj shprehja “Të shkojmë në detin tonë” (“Idemo na naše more”). Këto vizione historike dhe gjeostrategjike janë ende të pranishme sot në konceptet e reja të politikës serbe, të bazuara gjithashtu në ide despotike të unitetit, të cilat mund të ilustrohen nga këto vargje nga një këngë e kënduar në fillim të shekullit të 20-të:

Larg (Tamo daleko)
Larg buzë detit (Daleko kraj mora),
Atje është ushtria serbe (Tamo je srpska vojska)
Atje është dashuria ime (Tamo je ljubav moja)
Shumë shpejt, kjo këngë u publikua me një version të ri në të cilin “ushtria serbe” do të zëvendësohet nga “Serbia”; ndërsa “atje është dashurie ime”, do të zëvensëaihet më “atje është fshati im”:
Larg (Tamo daleko)
Larg buzë detit (Daleko kraj mora),
Atje është fshati im (Tamo je selo moje)
Atje është Serbia (Tamo je Srbija).

Modifikim nga libri: J. Drancolli, Arbers between East and West, Zagreb, 2008

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here