Një shef pyeti tre punonjës në vendin e punës: A bëjnë 2 + 2 = 5?

I pari u përgjigj:
Po, zotëri, bëjnë 5.

I dyti u përgjigj:
Po, zotëri, bëjnë 5, nëse i shtojmë edhe 1.

I treti tha:
Jo, zotëri, kjo është gabim; bëjnë 4.

Ditën e dytë, punonjësit nuk e gjetën bashkëpunëtorin e tretë. Pasi pyetën për të, e kuptuan se ai ishte përjashtuar nga puna.

Zëvendësshefi, i habitur, i tha shefit të tij:
Zotëri, pse u përjashtua i treti?
Shefi u përgjigj:
Sa i përket të parit, ai është gënjeshtar dhe e di që është gënjeshtar (ky lloj na duhet).
Sa për të dytin, ai është i zgjuar dhe e di që është i zgjuar (edhe ky lloj na duhet).
Sa i përket të tretit, ai është i sinqertë dhe e di që është i sinqertë (ky lloj është i vështirë për t’u shantazhuar).

Pastaj shefi e pyeti zëvendësin e tij:
Çfarë mendon ti për këtë ekuacion: 2 + 2 = 5?

Zëvendësi u përgjigj:
Unë e dëgjova fjalën tuaj, zotëri, dhe nuk mund ta shpjegoj, sepse njerëz si unë nuk mund të interpretojnë thënien e një dijetari si ju.

Shefi iu përgjigj:
Edhe tipat hipokritë si ti na duhen! /Trungu & InforCultue

https://www.facebook.com/Hoxhe.HalilAvdulli/posts/nj%C3%AB-shef-pyeti-tre-punonj%C3%ABs-n%C3%AB-vendin-e-pun%C3%ABsa-b%C3%ABjn%C3%AB-2-2-5i-pari-u-p%C3%ABrgjigjpo-zo/1399383491566045/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here