VI. Shqipëria nënë Turqitë.33)

Pas Skënderbeut e pas kohës së këti burri, e cila, sado që shkoi e tërë me luftëra e me gjak, është m’e bukur’ e m’e bekuar’ e gjithë kohëravet për vën- dinë tënë, se vetëm atëhere u mbloth i tërë kombi më një qeveri të dlirë e iu dëgjua emëni në gjithë botët me nder të math nga të qëndruarit kundrejt Tyrqet, të cilëvet atëhere mbretëri të mbëdha s’u qendronin dot; pas kohës së këti burri të ndjerë, the- mi, Shqipëria u bë një copë e mbretërisë së Tyrqisë.

Shqipëtarëtë, njerës trima e luftëtarë, kanë pasurë gjithë jetënë dëshirë të madhe për luftë e luftën’ e kanë quajturë një pun’ e një fitim për vetëhe të tyre. Vininë nëpër gjith’ anët t’Evropësë me armë në dorë e bëninë të fitonj’ ay q’i merninë anënë. Pas këti zakoni të vjetërë të tyre ishinë hedhurë edhe Asi e kishin hyrë në shërbim të Tyrqet duke ndihurë këtyre me armë e me trimëri.

Bajazid Pasha, burë trim e me besë të fortë, që nxori Çelepi Sulltan Meh- mednë nga mez’ i ushtërisë së Tamerlanit (Timur- Lengjit) e e shpëtoi nga mijëra rezike duke vënë vetë- hen’ e ti në rezik të math e duke marr’ atë shumë herë më krahë e duke lypurë; ky Bajazid-Pasha, që shpëtoi jetën’ e ati Sulltani, pa të cilënë mbretëri’ e Tyrqet e fëmij’ e Osmanit ishinë të shuara e të hum- bura për jetë, ky ishte Shqipëtar, si edhe shumë të tjerë pashanj”) e të mbëdhenj njerës, që kanë tre- guar trimëri të mëdha e shërbime të rënda n’ushtërit të Tyrqet shumë kohë më parë se të merretë Shqipë- ria prej Tyrqet.

Kështu Shqipëtarëtë kishinë zënë të marrënë be sën’ e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duart të Tyrqet. Po si u bënë këta zotërinjt e Shqipërisë, këthyerj’ e besës u shtua shumë më te për edhe më të gjith’ anët të Shqipërisë zunë të ma rrënë besën’ e mundëset, duke thënë tek është kordha është besa! Shqipëtarët kanë këtë vetië që rëndonenë çpejt nga një besë e duanë gjithnjë ta ndërojnë; si pan’ edhe që Tyrqitë s’u bëjnë nder atyre që s’janë në besët të tyre, s’përtuanë për të marr’ atë besë. Po edhe ata që mbenë të krishtenë, nuk’ u poshtuanë e të bëhenë raje si kombet’ e tjerë, po mbajtënë armëtë e nder’ e tyre edhe vininë edhe këta në luftë e lëfto- nin bashkë me vëllezërit e tyre myslimanë kuntrë armikëvet të Tyrqisë.

Puna, që donte mbretëri’e Tvrqisë, u erth mbarë pas vetiës së tyre. Luftëra të paprera, lodëra e vrape me kuaj, rrëmbime, vrasje, presje e të tjera të këtilla gjërëra, që doninë Turqitë, këto ishinë punërat’ e dashura edhe të Shqipëtarëvet. Tyrqitë gjetnë në Shqipëtarëtë një shok të luftësë të fortë e të besësë, edhe Shqipëtarëtë gjetnë në Tyrqit një zot, q’u hapte përpara një shesh të gjër’ e të çpenguarë për të bërë gjith’ ato q’u donte zëmra.

Shqipëria në kohët e Tyrqet u bë m’e pasurë e m’e begatë se kurdo; se Shqipëtarëtë sulëshinë bashkë me Tyrqitë nëpër gjith’ anët të botës edhe këthehëshinë ngarkuarë me ar e me ergjënt, me armë të vjejtu ra e me kuaj të bukurë t’Arabisë, t’Egjyptësë, të Qyr zottë se Tyrqitë, shkoninë edhe nëpër më të mëdhenjt distanit, t’Ungrisë etj.

Me të qënë më trima e më të e më të nderçimit vënde e kishinë më teprë nder se ata vetë Tyrqitë. Vetëm sadrazemë, do-me-thënë Vezirë të mbëdhenj, janë bërë afro 25 Shqipëtarë edhe më të mirët’ e më të dëgjuarit’ e atyre që kanë ndenjturë në këtë vënt, janë Shqipëtarë.

Pa le në Shqipëri që s’vinte kurr’ i huaj. Gjith’ ata që qeverisninë Shqipërinë, të vegjël’ e dhenj, ishinë të gjithë e gjithnjë Shqipëtarë. Mundi më të themi se Shqipëria qeverisësh më vetëhe prej Shqipëtarësh e me zakonet të saj. S’ish poshtuar as pakë nënë Tyrqet e s’paguante gjë përveç gjaknë, që derthte në luftë edhe i cili i paguhësh e çpërblehësh fort shtrenjt.

Kjo është ngaja që kanë lidhurë Shqipëtarëtë me Tyrqit. Shqipëtarëtë gjeninë ne Tyrqit atë që doninë: gjë, nder, armë, kuaj, rrëmbime sa të donin edhe dliri sa u duhësh; edhe Tyrqitë gjenin ne Shqiptarët atë që doninë: trimëri, besë e gjak të derdhurë pa kurcim.

Kështu qenë punëratë gjer në kohët të tenzimatit; do të shohëmë më poshtë se qysh u ndruanë q’atëher’ e tëhu.

Shkëputur nga: Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do të bëhetë? – Sami Frashëri /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here