6.1 C
Pristina
Tuesday, February 10, 2026
Home KURIOZITETE Pse themi “të kesh gjak blu” për të përshkruar dikë si fisnik?

Pse themi “të kesh gjak blu” për të përshkruar dikë si fisnik?

88
0

Shprehja “të kesh gjak blu” përdoret për të përshkruar një person me origjinë fisnike ose pasardhës të familjeve mbretërore.

Sot ajo është bërë simbol i prestigjit dhe statusit të lartë shoqëror, por rrënjët e saj janë shumë më të vjetra dhe të lidhura ngushtë me historinë e Evropës mesjetare.

Origjina e kësaj shprehjeje shkon deri në Spanjën mesjetare, ku përdoreshin fjalët “sangre azul”. Gjatë periudhës së Reconquista-s (711–1492), kur spanjollët luftonin kundër maurëve (popuj myslimanë nga Afrika e Veriut) fisnikët spanjollë krenoheshin se kishin linjë të pastër kristiane, pa përzierje me popuj të tjerë.

Ata flisnin për “pastërtinë e gjakut”, ndërsa venat blu që u dukeshin në duar e parakrahë ishin për ta shenjë e kësaj “pastërtie” dhe e mbizotërimit ndaj racave të tjera. “Gjaku blu” u bë kështu një simbol i epërsisë shoqërore, politike dhe ekonomike. Sot përdoret më shumë në mënyrë humoristike ose figurative, por dikur mbante peshë të madhe në shoqërinë aristokratike.

Pse fisnikët kishin “venat blu”?

Në Mesjetë, shoqëria ishte e ndarë qartë në shtresa: noblesa (fisnikët), kleri dhe populli. Ndërsa fshatarët punonin tokën nën diell dhe kishin lëkurë të nxirë, fisnikët jetonin në pallate, të mbrojtur nga rrezet e diellit. Lëkura e tyre ishte shumë më e çelët, çka bënte që venat blu të dukeshin më qartë nëpër krahë. Kjo ngjyrë blu u lidh me pastërtinë dhe fisnikërinë, në kontrast me “gjakun e kuq” të njerëzve të zakonshëm.

Pra, “gjak blu” nuk ka të bëjë me biologjinë, por me pamjen e jashtme dhe statusin shoqëror që shoqëronte aristokracinë evropiane për shekuj me radhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here