Një familjar me fëmijë shumë e ligsht nga idarja, diku kur ngjallej natyra e dilte dushku e blinte nji dhi për me pas me çka me ua njomë bukën fëmijëve gjatë verës.
Në vjeshtën e vonë e harxhonte për pasterrm.
I rriten fëmija dhe nuk e lanë me pre si viteve tjera.
Merr vesh njeni që kishte mbi 150 krerë dhi dhe i thotë bjere te unë dhinë dhe ta qes në pranverë se nuk më kushton kurrgja.
E çon te fermeri i dhive dhe në pranverë gjithë qef shkon me marrë dhinë.
Për habi të tij fermeri, i thotë: më vjen keq po para dy ditëve më ka ra ujku natën në torishtë dhe bash këtë tanden e ka hangër.
Heu bre çka paska ndodh dhe fillon të qajë me za i zoti i dhisë.
-Kadal he burrë, ndërhyn fermeri, mos kaj se nji dhi ma.
-Jo, jo nuk po kaj për dhinë teme, përgjigjet i zoti i dhisë, por po m’dhimet ujku çka paska hjek i shkreti deri sa e ka gjet dhinë teme në mes 150 dhive tua.
/Tregoi: Rexhep Zeka-Kabashi/shënoi: Sabit Abdyli/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here