Shkencëtarët kanë krijuar një shtresë të re pa ngjyrë që mund të aplikohet në çdo dritare duke e kthyer në një panel diellor, pa ndryshuar asgjë në shtëpi.

Shkencëtarët e Nanjing University në Kinë kanë krijuar një prototip të vogël funksional. Nëse ai do të merrte përmasat e çdo dritareje në botë, mund të flasim për terravatë energjie të gjelbër.

Shtresa drejton fotonet e dritës së diellit në anët e panelit të dritares ku qelizat fotovoltaike i kthejnë në elektricitet, ndërsa pjesa tjetër kalon përmes.

“CUSC është një hap përpara në integrimin e teknologjisë diellore në mjedis pa ndryshuar pamjen. Përfaqëson një energji praktike dhe të ndryshueshme për reduktimin e karbonit dhe vetëmjaftueshmërisë energjitike”, thotë inxhinieri optik Wei Hu.

Shtresa lejon 64.2% të dritës që të kalojë dhe ruan ngjyrën me 91.3%.

Materiali është prej kristalesh të lëngshme kolesterike që kanë vetinë për të kryer veprimet e nevojshme kur drita kalon përmes. Shtresëzimi i tyre bën që ky krijim i teknologjisë të mbulojë gjithë spektrin e dritës, ndërsa dritarja vazhdon të kryejë funksionin e saj normal.

Shkencëtarët kanë krijuar një prototip që grumbullon mjaftueshëm energji për të ndezur një freskuese të vogël.

Nëse ajo do të aplikohej në dritaret e shtëpive, për të cilën ekipi beson se mund të arrihet në nivel të gjerë, ka ende gjëra që duhen zgjidhur.

Shkencëtarët thonë se mund të përmirësohet qëndrueshmëria dhe prodhimi i shtresës si dhe eficenca e shndërrimit të energjisë.

/tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here