Në një intervistë me Veton Surroin, në kanalin televiziv KTV, historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmitt ndër shumë tema tjera, ka folur edhe për harmoninë ndërfetare që i ka karakterizuar gjithmonë shqiptarët, shkruan Trungu&InforCulture.info.
Schmitt u shpreh se një nga fenomenet më interesante dhe të rëndësishme të historisë shqiptare, është fakti se shqiptarët muslimanë të cilët kanë qenë gjithmonë shumicë, i kanë pranuar si të barabartë shqiptarët katolikë.
Ai thotë se këtë gjë e ka vërejtur tek shqiptarët, dhe se edhe në historinë botërore por edhe në botën muslimane, rasti i shqiptarëve është një përjashtim shumë i madh.
Për më tepër ndiqni videon në vazhdim.


