Teuta SHALA-PELI

PRIKA DHE DHURATAT NË FAMILJET ARBËRORE ME RASTIN E MARTESËS (GJYSMA E DYTË ESHEK. XIV-SHEK. XV)

Një element i rëndësishëm të cilit familjet arbërore gjatë mesjetës i kushtuan vëmendje e kujdes të veçantë me rastin e martesës ishin edhe prika, dhuratat si dhe privilegjet e ndryshme, të cilat bëheshin jo vetëm nga familjarët por edhe nga një rreth më i gjerë. Në mesjetë në trevat arbërore me rastin e martesës së vajzave praktikohej dhënia e prikës, e cila zakonisht jepej në formë të pasurisë së patundshme apo në të holla (perperë, heksagie). Dhënia e prikës praktikohej si nga familjet fisnike ashtu edhe nga shtresat e tjera të shoqërisë. Natyrisht se tek familjet fisnike arbërore vlera e prikës ishte më e madhe, ku zakonisht jepeshin teritore të caktuara.

Qëllimi ynë në këtë punim është jo vetëm të prezantojmë apo të përmendim llojin dhe vlerën e prikës apo të dhuratave, por synim kryesor kemi, që duke marrë në shqyrtim disa shembuj aq sa na lejojnë dhe na ofrojnë të dhënat dokumentare,të vëmë në dukje rolin dhe rëndësin e tyre në martesë, ngase prika që i jepej vajzës ishte e drejt ekskluzive në radhë të parë e saj e pastaj edhe e bashkëshortit të saj që të përdorej sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, dhe si e tillë mund të ndikonte pozitivisht në gjendjen ekonomike të familjës.Prika zakonisht jepej nga prindërit, në munges tëtyre nga vëllezërit si dhe ka raste kur prika jepej nga përsona të autorizuar, vlera e saj varej në radhë të parë nga gjendja ekonomike dhe rangu shoqëror ifamiljeve. Sa më e pasur ishte familja edhe prika që i jepej vajzës ishte më e madhe. Dokumente të shumta që i referohen kësaj çështjeje dëshëmojnë se përveç pasurive të patundshme dhe të hollave, për prikë jepeshin edhe orendi dhe gjëra të tjera me vlerë.

Në këtë aspekt, në vitin 1368 Luka nga Tivari, zgjedh që vajzës së tij, e cila po martohej me një raguzan ti jap për prikë një të tretën e pasurisë së tij të patundshme.1

Më 4 shkurt të vitit 1400 Mark Thani nga Ulqini, dëshmon se ka marrë në dorzim si prikë të gruas së tij tetëqind perperë, dhe njëqind heksagie2, ndërsa Marince Bratoslaviq nga Ulqini, më 7 gusht të vitit 1400 dëshmon se si prikë të gruas së tij Julianës, bijës së Kobellë de Barrullo, banuese e Raguzës, ka marrë pesëdhjetë perperë të mëdha, dhe një krevat me orendi të tjera të çmuara si dhe njëzet perperë.3Edhe Tomko Ratmanoviq, i quajtur Vella, më 23 shkurt të 1401 dëshmon se si prikë të gruas së tij Katrinës, bijës së Marincës nga Tivari, ka marrë pesëqind perperë.4Një formë e tillë e dhënies së prikës vazhdoi edhe në vitet në vijim në fillim të shekullit XV. Siç dëshmojnë dokumentet e kësaj periudhe, me 10 nëntor 1401, Nikolla bënë dëshmi se siprikë për gruan e tij Perves, bijën e Milutinit nga Ulqini, mori nga babai

1L.Tholloczy-C.Jericek-E.Sufflay, Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia,vol. II,Vindobonae 1913-1918, ribotim në Prishtinënga Ekskluzive 2002, 251 (më tej: Acta Alb.): “Ego quidem Luchas filius Nichi de Golebo de Antibaro confiteor, quod Nicus pater meus dabit et assignabit hinc ad menses sex Bochde de Boehdanelo tertiam partem omnium bonorum eius stabilium pro dote et perclivio filie dicti Nichi”.2Hrvatska-Državni arhiv u Dubrovniku, (më tej: HR-DADU), Liber Dotium vol. III ( 1380-1412), fol. 39. Dokumentet e cituara nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, janë huazuar nga studiuesi Gjon Berisha, të cilin e falënderojpër huazimin e tyre;Dokumente për historinë e Shqipërisëtë shek.XV,vëllimi I, përgatitur nga Injac Zamputi, Luan Malltezi, Tiranë 1987, 4 (më tej:Dokumente për historinë I): “ DieiiijFebruarij [1400]-Ego Marchus de thanj de dulcinio, Confiteor quod super me, et super omnia bona mea, pro dote seu perchiuio,Jellusse filie condam MarinjJohannis de Anthibaro uxoris mee, habui et recepi, ab ipsa Jellussa vxore mea, yperperos Octuagentos grossorum de Ragusio, et Exagia aurj Centum secundum consuetudinem Ragusij”. 3HR-DADU, Liber Dotium vol. III ( 1380-1412), fol. 40v; Dokumente për historinë I, 55: “ die vij. mensis Augusti 1400 Jndictione viij-Ego Marinçe bratoslauich, de Dulcinio habitator Ragusij, sartor, Confiteor quod super me et super ,omnia bona mea, pro dote sceu perchiuio Julliane fillie Chobelle de Barrullo habitatricis Ragusij. vxoris mee, habui et recepi, a, magistro Andrea de pellagijs de Barulo carugici Sallariati Ragusij presente et michi dante in dotem pro dicta Julliana, yperperos quinqueginta grossorum et vnum lectum cum alijs massaricijs extimatis. yperperos viginti. secundum consuetudinem, Ragusij… “.4HR-DADU, Liber Dotium vol. III ( 1380-1412),fol. 44v; Dokumente për historinë I, 94:“die xxtercio mensis februarij [1401] Ego Thomcho Ratmanouich dictus Vella Confiteor quod super me et omnia bona mea habuisse et recepisse pro dote et perchiuio Catharine filie Marinze de Antibaro vxoris mee inuiatos (?) per ser volzium de baballio de denaris ipsius vxoris mee Catharine Jperperos Quingentos grossorum Ragusij secundum consuetudinem Ragusij…”.

i saj Milutini dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër perperë dhe njëqind heksagie (exagia) floriri.5Ndërsa më 9 maj të vitit 1407, Marin Dabivizi nga Shkodra dëshmon se si prikëtë gruas së tij Slavisa ka marrë gjashtëqind perperë.6Mirëpo, ka raste kur prika jepej nga vëllezërit apo përsona tjerë të autorizuar. Raste të tilla përmenden më 20 dhe 27 nëntor të vitit 1400. Në rastin e parë Gjon Progni Laiblemi nga Durrësi me profesion rrobaqepës, banues në Raguzë, dëshmon që për prikë të gruas së tij Stankës, bijës së të ndjerës Miltine, ka marë në dorëzim nga Dobrulla Milcenoviqi, vëllai i gruas së tij Stankës dyqind perperë.

Ndërsa në rastin e dytë Shtjefen Marini nga Ulqini dëshmon se për prikë, të gruas së tij Domenikës, bijës së të ndjerit Nikollë Spanit nga Drishti, ka marë nga dom Pjetër Spani, vëllai i gruas së tij dyqind perperë.8Për shkak të këtij veprimi, Pjetër Spanit e ëma e tij Vlasna me rastin e hartimit të testamentit të saj i lë pasurinë e tundshme dhe të patundshme, më arsyetimin se dom Pjetër Spani, pas vdekjes së Nikollë Spanit, babait të tij, me pasuritë e tij në të holla dhe pasuritë e tundshme, që i ka fituar vet, martoi dy motrat e tij, duke u dhënë atyre prikën e përshtatshme siç ra në marrëveshje, me burrat e tyre.

Dhënia e prikës nga vëllau përmendet edhe në një dokument që

5Dokumente për historinë I, 154: “die .x. Nouembris 1401-… nichola filius Jacobi de Sorgo confitetur super se, et omnia sua bona. pro perchiuo vxori sue. perue filie Millutinj de dulecinio cum conscuetudine (sic) Ragusij. habuit et Recepit ab ipso Millutino patre predicte perue vxoris sue yperperos duo millia. quingentos quinqueginta quatuor. et exagia aurj…”.6Dokumente për historinë e Shqipërisëtë shek.XV,vëllimi II(1406-1410),pjesa e parë, përgatitur nga Injac Zamputi, Pranvera Bogdani, Tiranë 2019, 129(më tej:Dokumente për historinë II).7HR-DADU, Liber Dotium vol. III ( 1380-1412),fol. 41v; Dokumente për historinë I, 80:“Ego Johannes progni lalblemj (?) districtus Durachij sartor ad presens habitator Ragusij. Confi-teor quod super me, et super omnia bona mea, pro dote sceu perchiuio. Stanche filie quondam Miltinj uxoris mee, habui et recepi, a, Dobrullo milcenouichfratre dicte Stanche presente et michi Dante in dotem pro dicta eius sorore vxore mea. yperperos Ducentos. secundurn consuetudinern, Ragusij…”.8HR-DADU, Liber Dotium vol. III ( 1380-1412),fol. 41v; Dokumente për historinë I, 81: “Die xxvij. Nouembris [1400] Ego Stephanus Marini de Dulcinio Confiteor quod super me et super omnia bona mea, pro dote sceu perchiuio Dominiche filie condam Nichole yspan de driuasto vxoris mee, habui et recepi, a dompno petro span fratre dicte Dominiche presente et michi dante in, dotem pro dicta eius sorore vxore mea, yperperos ducentos grossorum de Ragusio secundum consuetudinem Ragusij…”. 9HR-DADU, Diversa Notariae, vol. XI (1402-1408), fol.24v; Acta. Alb., II/701: “…considerans, quod filius meus dompnus Petrus Ispanus post mortem Nichole Ispani predieti patris sui et mariti mei cum denariis suis et bonis mobilibus sua propria

mban datën 28 korrik të vitit 1403, kur Dhimitër Zvetkoviq, më profesion këpuctar, dëshmon se si prikë tëgruas së tij Domushës, bijës së të ndjerit Pribosh nga Tivari, ka marrë nga prifti Dominik, vëllai i saj (Domushës), njëqind e dhjetë perperë.10Në raste të veçanta përveç vëllezërve prika jepej edhe nga përsona të cilët ishin të autorizuar. Më 19 dhjetor 1402 pëmendet një rast kur një vajzë e quajtur Marusha bënë prokurator11dajën e saj, Menze Cudrouich nga Tivari për ta martuar më kë të do ai, por më kusht, që premtimet dhe detyrimet që do të bëhen për prikën që do të jepet, të mos e kalojnë shumën e dyqind dukateve flori dhe rrobat apo veshjet e stolisjet do ti blejë sipas zakonit të atij qyteti ku do të shkojënuse Marusha12, thuhet në prokurën në fjalë. Ndërsa në një dokument të 17 janarit të vitit 1405, Frank Zivki Dabojeviqi dëshmon se ka marrë si prikë të gruas së tij Stanës, nga Simon Nikoliqi nga Tivari ungji i saj, njëqind e pesëdhjetë perperë.

Më 19 janar të vitit 1404, Domkoja, djali i një tivarasi dëshmon

industria aquixitis maritavit duas suas sorores. filias meas et dicti Nicholai dando eis dotes conpetentes prout fuit in concordia cum maritis earum, omni modo iure via et forma quibus melius possim mea ex certa sciencia et propria voluntate, non per errorem set libere et apensate do, trado atque dono titulo donationis inter vivos, que nulla ingratitudine uel offensa possit perpetualiter revocari, dompno Petro Ispano filio meo presenti et recipienti oinnia mea bona tam mobilia quam immobilia ubicumque consistant ac omnia iura mea…”.10HR-DADU, Liber Dotium vol. III ( 1380-1412), fol. 60; Dokumente për historinë I, 366:” Die xxviij. Jullij [1403] Ego Dymiter zuetchouich /cerdo/ Confiteor quod super me et super, omnia bona mea, pro dote seu puerchiuio Domusse, filie condam pribossi de anthibaro, vxoris mee, habui et recepi, a presbitero Dominicho, fratre dicte Domusse presente et michi dante in dotem pro dicta eius sorore secundum consuetudinem Ragusij. yperperos Centum et decem…”.11Prokurator: në praktikën e akteve civile ( testamentare, përfaqësime etj.) prokuratori ishte kujdestar i ngarkuar për të mbrojtur interesat e atyre që përfaqësonte.12HR-DADU, Diversa Notariae,vol. XI (1402-1408), fol. 29v; Dokumente për historinë I, 285:” Millesimo iiijcsecundo. Jndictione deicima die xviiij mensis decembris. Marussa. filia condam Chamissij Sassinouich. cum consensu et uoluntate Jelusse eius matris. fecit constituit et ordinauit ser vnze (sic) in predictia alia procura nominatum vt, in predicta catarina eius soror constituit. ad maritandum dictam Marussam. et in omniabus ut in ipsi continetum (?). Jta tamen, quod promissiones et obligationes fiende. pro dote danda non excedant sumam ducatorum ducentorum aurj, Et vestes seu vestimenta et ornamenta secundumvxum illius Ciuitatis vbi dicta Marussa constituens nupta fecerit ”.13HR-DADU, Liber Dotium vol. III ( 1380-1412), fol. 68v; Dokumente për historinë I, 487:” Die xvij. Januarij [1405] Ego Franchus. Ziuchi daboyeuich. Confiteor quod super me et super omnia bona mea. pro dote Seu perchiuio Stane filie Millossij. vxoris mee.

se për prikë të gruas së tij Marushës, bijës së të ndjerit Stagno Nesnoviq, ka marrë nga Miltin Pribojeviqi dhe Tomko Grampa, kujdestarë të trashëgimtarëve të Stagnos, dyqind perperë. Dhe, për dyqind perperët që mbeten thot që i kanë dhënë gjysmën e shtëpisë së të ndjerit Stagno që është e përbashkët më trashëgimtarët e vëllaut të Stagnos.

Edhe Miroslav Krenetiq më 9 tetor të vitit 1411, dëshmon se ka marrë prej dom Mateut nga Ulqini kapelan i zotit Marin Bona për prikën e gruas së tij Gojkes vajzës së Jursit pesëdhjetë perperë.15Pas vdekjes së gruas burri ishte i detyruar që prikën tua kthej familjarve të gruas apo tua ndaj fëmijëve në rast se kishte fëmijë me të. Për kthimin e prikës nje rast te veçante perfaqson ai i Marushes nga Ulqini. Pas vdekjes se saj dhe te te shoqit, mbi trashegimine e prikes se saj ngritën pretendime sivellai i saj, dom Mateu, ashtu edhe vellezerit e te shoqit Milloje e Vitiko. Ne mirëkuptim te te dy paleve, zgjidhja ju la në dorë personave të besuar të tyre si: Mate Bicjes, Anthonja Butkut dhe Stipkum de Vocinja. Palët në fjalë gjithashtu kishin premtuar se do t’i përmbaheshin gjykimit dhe do t’u bindeshin çdo shpallje që jepet mes tyre, dhe të mos kundërshtojnë në asnjë mënyrë, për ndonjë arsye apo shkak, përndryshe dënohen me 50 perperë që do t’i paguhen bashkisë së Raguzës nga ana e atij që do të kundërshtonte”.16Pavarësisht gjithë këtyre që u thanë, megjithate kishte raste kur gruaja e humbte të drejten mbi prikën e saj, një gjë e tillë bëhej me rastin e shkeljesë së kurorës (adultere). Më 28 mars të vitit 1414 përmendet një rast kur Nikoleta, gruaja e Marsilit nga Ulqini paditet se ka kryer një adulteri (adultere). Për këtë ajo dënohet me katër muaj burg, gjithashtu

habujet Recepi a Symion nicholich de Antibaro barbano suo. michi dante in dotem pro dicta eius nepote. Perperos Centum quinqueginta. Secundum consuetudinem Ragusij…”.14HR-DADU, LiberDotium vol. III ( 1380-1412), fol. 64; Dokumente për historinë I, 413:” die xviiij Januarij [1404] Ego Domcho filius condam Tripe de Antibaro, Confiteor, quod super me et super omnia bona mea, pro dote seu perchiuio Marusse filie quondam Stagni nesnouichdicti prestez. vxoris mee. Habuj et Recepi a Miltino priboieuich et Tomcho de grampa. Tutoribus heredum dicti condam Stagni michi dantibus et consignantibus. videlicet in contantis yperperos ducentos. Et Reliquos yperperos ducentos. michi consignarunt dicto tutorio nomine super quadam medietate domus dicti condam Stagnj pro Jndiuixa cum heredibus condam Milloslauj fratris dicti condam Stagnj…”.15Dokumente për historinë e Shqipërisëtë shek.XV,vëllimi III(1411-1415), përgatitur ngaInjac Zamputi, Përparime Huta, Tiranë 2018, 63 (më tej:Dokumente për historinë III): “ a domno Mateo de dulcigno capelan ser Marinj de bona… pro dote goyche filie Lursi uxoris nise yperperos quinquagnita secunda…”.16Dokumente për historinë II, 194.

humbë edhe prikën e vet, për të cilën vendoset që t’i mbetet burrit të saj. Me dy muaj burg dënohet edhe burri me te cilin Nikoleta kishte kryer kurorethyerjen .17Dokumentet në fjalë janë vetëm disa nga shembujt e dhënjës së prikës në formë të hollash, vlera e të cilës siç e pamë ishte 50 deri në 2554 perperë, me disa përjashtime të vogla ku për prikë jepeshin edhe ndonjë pjesë e caktuar e shtëpisë, stoli si dhe gjëra tjera më vlerë. Siç e përmendem edhe më lartë vlera e prikës varej nga statusi shoqëror dhe ekonomik i familjës, sa më e ngritur dhe e pasur ishte familja e vajzës aq më e madhe ishte prika që familja gjegjësishtprindërit i jepnin vajzës së tyre, gjithashtu dhënia e prikës varej edhe nga rangu shoqëror i familjës në të cilën martohej vajza.Në radhët e bujarisë shqiptare martesa ishte, në radhë të parë, një akt politik. Ajo synonte të forconte pozitën politike dhe ekonomike të famljeve feudale dhe siguronte kalimin e zotërimeve të tyre tek trashëgimtarët ligjorë. Martesa lidhej në formën e kontratës, duke parashikuar midis të tjerash edhe prikën që duhej të sillte nusja me vete.18Në këtë kontekst përmendet prika që Gjergj Arianiti ia dha vajzës së tij Donikës me rastin e martesës më Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në vitin 1451.19Sipas Barletit kontratën e martesës së Skënderbeut e kishte lidhur Muzakë Topia,20dhe se paja u la në gjykimin e vjerrit dhe u pranua siç e vendosi ai, e denjë edhe për atë që e jepte, edhe për atë që e merrte.21Edhe pse nuk flitet konkretisht se çka i dha Gjergj Arianiti për prikë Donikës, megjithatë mendohet se prika përbehej prej parash si dhe prej tokash. Po ashtu thuhet se vlera e madhe e prikës, kishte shërbyer si shkak që djemtë e Gjergj Arianitit nuk kishin marrë pjesë në ceremonin e martesës së motrës së tyre Donikës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.22Çështja e prikës zinte vend më rëndësi edhe në Statutet e Shkodrës, të cilat ishin në zbatim që nga gjysma e parë e shek.XIV. Në këto statute dhënia dhe shfrytëzimi i prikës ishte e rregulluar kësisoj: për prikë nuk mund të jepeshin pronat të cilat ishin të lëshuara me qira qofshin ato

17Dokumente për historinë III, 303.18Aleks Luarasi, “E drejta në shtetin e Skënderbeut”, Studime për Epokën e Skënderbeut3, Tiranë 1989, 41.19Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Rilindja Prishtinë 1968, 110 (më tej: Noli, Gjergj Kastrioti).20Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, Rilindja Prishtinë 1989, 291 .(më tej:Barleti, Historia); Noli, Gjergj Kastrioti, 110, shën. 31. 21Barleti, Historia, 291.22Noli, Gjergj Kastrioti, 110.

vreshta, ara apo shtëpi,23poashtu vreshtatapo arat të cilat jepeshin për prikë në rast se ishin të punuara duhej të përcaktohej përkatësia e frutave në të kundërtën ato i kalonin përfituesit,24gjithashtu më këto statute ishte e ndaluar që të jepej për prikë prona e huaj, dhe për të gjith ata që do të praktikonin një gjë të tillë parashiheshin dënime.25Meqensë me rastin e martesës vajzave ju jepej për prikë një pjesë nga pasuria e prindërve, sipas këtyre statuteve ajo qka mbetej pas sigurimit të prikës së vajzave ju takonte vetëm djemëve, përjashtime bëheshin vetëm në rast se nuk kishte trashegimtarë mashkuj.26Sipas këtyre statuteve përveç prindërve, të drejt për të dhënë prikën kishin edhe vëllëzërit, kjo praktikohej në rast kur vajzat ishin pa prindër.

Meqenëse prika ishte pronë ekskluzive e gruas, atëhere përdorimi i prikës mund të behej vetem më pëlqimin e saj. Kësisoj nëse bashkëshorti merrete diçka nga paja e gruas edhe pse me pëlqimin e saj, megjithatë ishte i detyruar që më vonë ta kthejë dhe ta 23Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469,përgatiti për botim LuçiaNadin, Tiranë: Onufri 2010, kreu: 43: “Nëse dikush vendos të japë në prikë ose të shesë vreshta e ara të lëshuara më parë me qera apo shtëpi të dhëna me qera, këtë mund ta bëjë vetëm pas një viti, kur përfundon kontrata me përdoruesin”.(më tej: Statutet e Shkodrës).24Statutet e Shkodrës,kreu:44: “Nëse dikush ka dhënë në prikë vreshta të punuara ose ara të mbjella duke mos u shprehur për përkatësinë e fryteve, urdhërojmë që edhe në mungesë të provës së shkruar, këto të fundit të mund t’i gëzojë gjithashtu përfituesi”.25Statutet e Shkodrës,kreu: 163: “Askush nuk ka të drejtë të japë në prikë gjënë e huaj, sikurse nuk ka të drejtë ta shesë, ta dhurojë apo ta shkëmbejë atë. Nëse provohet se gjëja e dhënë është e huaj, dhënësi detyrohet të paguajë një gjobë prej hyperperësh Sklavonie si dhe vlerën e sendeve të dhëna, siç e caktojnë tre fisnikë të ngarkuar me këtë punë nga gjykatësit. Këtë shurnë duhet ta paguajë personi që ka dhënë në prikë, që ka shkëmbyer apo ka dhënë gjënë e tjetrit. Me t’u gjetur pronari,atij i kthehet sendi apo shtëpia, bashkë me të ardhurat dhe shpenzimet që ajo bart, duke filluar nga momenti kur është marrë. Kjo vlen për çdo pasuri të huaj, të përvetësuar me dhunë. Por nuk vlen për ato prona që mbahen prej mëse 40 vjetësh. Gjoba ndahet përgjysëm mes Kontit dhe paditësit”.26Statutet e Shkodrës,kreu: 162: Kur një baba apo një nënë kanë vajza të martuara si dhe djem a djem të djemve, ata nuk duhet t’u japin gjë tjetër vajzave, veç prikës. Gjithë sa mbetet pas sigurimit të prikës së vajzave, i takon djalit apo djemve të djemve. Nëse nuk ka djem, vajzat duhet t’i ndajnë këto pasuri mes tyre, në mënyrë të barabartë, që asnjera të, mos marrë më shumë se tjetra nga pjesa e mbetur e pasurisë, pas dhënies së prikave.27Statutet e Shkodrës, kreu: 160: “Vajzat e mbetura pa baba e pa nënë, kanë pjesë të barabartë në ndarjen e pasurisë dhe të drejtën të marrin prikën e virgjërisë. Nëse mbeten jetimë, vëllai me një apo më shumë motra, vëllai apo vëllezërit kanë për detyrë të martojnë motrën apo motrat, me atë ç’kanë trashëguar ato nga babai e nga nëna. Pjesa që tepron, u takon të vëllezërve ose vëllait, nëse është vetëm një”.
16TeutaSHALA-PELIplotësojë atë nga pasuria e vet.28Gjithashtu gratë kishin të drejtë kur hartonin testament, qënga prika e tyre të linin një pjesë për lutjet për shpirtin e tyre.29Paja e gruas konsiderohej si diçka tepër e rëndësishme dhe shpërdorimi i saj shërbente si një pengesë serioze për ata meshkuj që kërkonin të martoheshin për herë të dytë.30Prandaj, sipas këtyre statuteve kur një burrë e humbë gruan e parë dhe dëshiron të martohet sërish, nëse nuk ka fëmijë më të parën, duhet fillimisht, ta dorëzojë prikën e gruas së parë tek njerëzit e saj. Në rastse nuk vepron kështu, nuk mund të marrë një grua të dytë.

Përveç kësaj në qoftë se një burrë ka fëmijë më gruan e parë, e nese fëmijët e gruas së parë nuk e kanë marrë prikën e nënës, meqë babai është gjallë, edhe kur ky martohet më një grua tjetër dhe bën fëmijë të tjerë më të, në radhë të parë babai duhet të heqë mënjanë prikën e fëmijëve që ka me gruan e parë, pra me nënën e fëmijëve.32Shikuar realisht Statutet e Shkodrës jo vetëm që rregullonin dhënien e prikës por parasegjithash ato edhe e mbronin dhe e fuqizoin të drejtën e gruas karshi mbajtjes dhe përdorimit të saj, ashtu si ajo, pra gruaja e shihte të arsyeshme.Në rastin e krushqive mes familjeve aristokrate, bëheshin edhe dhurata të ndryshme jo vetëm nga familjarët apo të afërmit etjerë, por edhe nga udhëheqësit e shteteve fqinjë. Dhurata të tilla kishte bërë Raguza më rastin e martesës së mbesës së Gjergjit II Strazimirit, si dhe Balshës III. Në fillim të tetorit të vitit 1395 Gjergji II Strazimiri, kishte filluar përgaditjet për martesën e mbesës së tij. Për këtë martesë ishin të njoftuar edhe raguzanët. Lidhur më këtë më 30 tetor të vitit 1395 në Raguzë ishte vendosur për pjesmarrjen nëfestimet me rastin e martesës që po përgaditej në Ulqin.33Natyrisht se përveç pjesmarrjës, Këshilli i Madh në Raguzë kishte vendosur që ti dërgohen disadhurata Gjegj II Strazimirit. 28Statutet e Shkodrës,kreu: 165: “Nëse dikush jetërson diçka nga paja e gruas së tij, me pëlqimin e saj, më vonë duhet ta kthejë dhe ta plotësojë atë nga pasuria e vet, në mënyrë që gruas të mos humbë asgjë nga prika e saj. Nëse burri dhe gruaja bien në varfëri, gjithë sa ata vendosin me mirkuptim të shesin, konsiderohet si pronë e përbashka.”29Statutet e Shkodrës, kreu:196:“Gruaja që ka fëmijë ka të drejtë të bëjë testament dhe të lërë mënjanë për lutje të shpirtit të saj, një të pestën eprikës, nëse këtë prikë nuk ia ka kaluar vajzës së saj. Përndryshe, të caktojë për përshpirtjen e saj, pjesën e mbetur, pasi t’u ketë shpërndarë djemve pjesën që u takon”.

30Baze, Një qytet me statute, 168.31Statutet e Shkodrës,kreu:172.32Ibid., kreu:173.33Giuseppe Gelcich, Zeta dhe dinastia e Balshajve, Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2009, 197.(më tej: Gelcich, Zeta).

Në fakt, më 31 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 1395 Këshilli i Madh në Raguzë kishte vendosur që t’i dhurojë atij një sasi stofrash te çmuara.

Ndërsa me rastin e martesës së Balshës III më vajzën e Kojë Zaharis,35Senati i Raguzës mblodhi Këshillin e Vogël dhe Këshillin e Madh për të vendosur për ambasadorët që do të shkonin në atë ceremoni, si dhe për dhuratën që do ti bëhej atij. Lidhur më këtë çështje Këshilli i Vogël dhe Këshilli i Madh i Raguzës ka diskutuar prej 8 deri më 25 nëntor të vitit 1412.36Më 11 nëntor 1412, në Këshillin e Rogatëve i cili përbëhej prej 32 vetave, u paraqiten dy propozime, i pari që dhurata të bëhet në vlerë të 600 perperëve, ndërsa propozimi i dytë që vlera e dhuratës të jetë deri në 800 perperë.37Këto dy propozime iu përcollën Këshillit të Madh, i cili përbëhej prej 98 vetave. Me sa duket në Këshillin e Madh kalon propozimi i dytë me gjithësejt 55 vota,38pra që dhurata të jetë në vlerë deri në 800 perperë.Më 11 nëntor 1412, Këshilli i Madh i Raguzës diskuton mënyrat sesi do të përgatiten përsonat që do të përfaqësojnë Republikën në martesën e Balshës III. Për këtë u vendos që të dërgohën dy ambasadorë, dhe secilit prejtyre ti jepen nga 40 perperë, pastaj u vendos që tu jepen dy barka të armatosura si dhe gjashtë shërbyes dhe secilit shërbyes ti jepen nga 4 përper në muaj. Për ambasadorët që do të shkonin në dasmën e Balshës u vendos që për shpenzimet e tyre dhe të shërbyesve tu jepeshin çdo ditë nga dy perperë e gjysëm dhe ato që do tu tepronin t’i kthenin

34HR-DADU, Reformationes,vol.XXX (1395-1397), fol. 116r. Gelcich, Zeta, 197.Gjon Berisha, Marrëdhëniet e Gjergjit II Strazimir Balshës me Republikën e Raguzës, punim në dorëshkrim, 7: “Die ultimo octobris. In ultrascripto maiori conscilio, ballote … est de faciendo dona domino Iure Strazimerii pro sponsallibus que est facturus de quadam neptesua et de mittendo dicto Iure eius filium per brigantinum nostrum minorem”, “… est de faciendo dona domino Georgio Strazimerii pro sponsalibus neptis quam modo maritat, videlicet de media peççia panni de schirlato, de media peccia panni de grana et de duabus fodris martirum vel fuinarum”.35Pranvera Bogdani, Balshajt lufta e principatës së Balshajvedhe të sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikutnë 20 vjetët e parë të shek. XV, Akademia e Studimeve Albanologjike-Instituti i Historisë, Tiranë 2018, 182.36Dokumente për historinë III, dok.172, 173, 174, 178, 180, 181.37HR-DADU, Reformationes, vol. XXXIV( 1412-1415), fol. 175v; Dokumente për historinë III, dok.173:”… Prima pars est de donando vsque ad yperperos . vj.cCaptum per xxij. Secunda pars est de donando vsque ad yperperos viijc…”.38HR-DADU, Reformationes, vol. XXXIV( 1412-1415), fol. 243v-244; Dokumente për historinë III, dok.174: “Secunda pars est de donando ad valorem yperperorum octingentorum. Capturn per 55…”.

pastaj. Ndërsa më 18 nëntor 1412 Këshilli i Madh i Raguzës emëron dy ambasadorët që do të shkonin në dasmën e Balshës. Për këtë qëllim u zgjodhën Saracen Bona dhe Nikollë Gondola.40Lidhur më dasmën e Balshës III, në Raguzë u morën edhe dy vendime më 24 dhe 25 nëntor 1412. Më 24 nëntor 1412 u zgjodhën tre veta për të blerë dhuratën që i duhej bërë Balshës III,41ndërsa më 25 nëntor Raguza mori vendim që të bëhet fletë pagesa për ambasadorët që shkojnë të Balsha III.42Edhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e martesës më Donikën në prill të vitit 145143, i erdhën dhurata të shumta dhe nga më të ndryshmet si nga bujarët vendas ashtu edhe nga Venediku dhe Raguza. Sipas Barletit, princërit fqinj dhe pothuaj gjithë bujarët e Epirit, ku qenë e s’qenë, ose muarën pjesë vetë në atë mrekulli me një suit fort të madhe e me dhurata madhështore, ose i dërguan urime dhe përfaqësues me peshqeshe nga më të bukurat. Edhe Senati i Venedikut kishte dërguar dhurata nga arka e shtetit.

Për dhuratat që Skënderbeut i erdhën nga Alfonsi, Barleti thotë se ishin aq të mëdha sa që Skënderbeu nuk deshi t’i mbante, porse u shtrëngua më në fund nga purpuratët dhe vetë të dërguarit embretit që t’i merrte dhe i dërgoi atij të tjera jo më të vogla, si kuaj, skllevër dhe sende të tjera barbarësh dhe plaçkë armiqsh të mundur, siç e kish zakon.45Pra përveçse traditë, dhuratat bëheshin edhe për të ruajtur apo relaksuar raportet mes vete, si dhe për ta dëshmuar miqësin siç shprehet edhe vetë Barleti.

Si përfundim, bazuar në tërë atë që na ofrojnë të dhënat dokumentare, mund të konkludojmë se, prika ishte nje element i rëndësishem e juridikisht i sistemuar, i se drejtes private.

39Ibid: “…Prima pars est. de donando dictis Ambassiatoribus pro eorum expensis et Famulorum singulo die perperos duos cum dimidio et quidquid supererit restituant. Capturn per 83…”.40HR-DADU, Reformationes, vol. XXXIV( 1412-1415),fol. 246v Dokumente për historinë III, dok.178: “ die xviij noumbris .1412. Jn Maiorj Consilio Ballote lxxxiij //Ambasiatores // Electio Ambasiatorum electorum secundum Ordines vl trascriptis. Quj Jturi sunt ad nucias dominj Balse. //Remansit// ser Saracenus de bona ball. lij. /Remansit// ser Nicholinus de gondola ball.Xliij”.41HR-DADU, Reformationes, vol. XXXIV( 1412-1415), fol. 49v; Dokumentepër historinë III, dok.180: “1412 novembre 24, Raguze-Trois personnes sont éiues «pour acheter un présent à faire à Balsha»”. 42HR-DADU, Reformationes, vol. XXXIV( 1412-1415), fol. 50; Dokumente për historinë III, dok.181.43Noli, Gjergj Kastrioti, 110.44Barleti, Historia, 292,45Ibid, 292.46Ibid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here