Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet e tjera bujqësore, duke i mbrojtur ato nga lagështia dhe kafshët.
Është tipike për disa rajone të banuara me shqipëtar, duke filluar lartë nga komuna e Medvegjës, Luginës në përgjithësi, mandej në Kosovë, Mal të Zi, në Shqipëri, në Maqedonin e Veriut, por edhe në Spanjën veriperëndimore. Megjithëse struktura të ngjashme gjenden edhe në Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës.

Karakteristikat kryesore:

▪️ Hamari, apo gjeni emërtime edhe si ‘Horreas’ janë ngritur në kolona (shpesh mbi guri) që kanë një pjesë të quajtur “twister” ose “dhëmbë” për të parandaluar ngjitjen e brejtësve lart.

▪️Zakonisht janë bërë nga guri, druri, ose një kombinim i të dyjave.

▪️Kanë çarje ose hapje në muret e tyre për të lejuar qarkullimin e ajrit dhe për të shmangur lagështinë.

▪️ Në përgjithësi kanë një çati me dy batica, të bëra nga pllaka guri, kashte apo edhe çeremide.

Po dallimin në mes hamarit dhe koshit, a e dini?

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10160464247551128&id=588006127&rdid=NXbIODSqFT3eJJsb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here