Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në vitin 1944. Po në atë verë ai bashkë me Bedri Pejanin kishin krijuar divizionin SS “Skanderbeg” që i kontribuoi kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve.
Në postimin e vet, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se Deva ishte bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Xhafer Deva konsiderohet si themelues dhe kryetar i shquar i “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”.
Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti i hartuar nga “CHwB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP. Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.