Lagështia e grumbulluar në dritare kur temperatura e brendshme është më e ngrohtë se ajo e jashtme, kështu që shpesh ndodh gjatë natës.
Ajo mund të grumbullohet në çdo dritare në shtëpi, gjë që mund të marrë kohë të thahet çdo mëngjes.
Pavarësisht metodave të shumta, sikurse përdorimin e një pajisje për thitjen e lagështisë, ose vendosjen e një tasi me kripë pranë dritares, lagështia vështirë se largohet.
Megjithatë, një eksperte ka ndarë një metodë të re, që mund t’ju mos ketë shkuar në mendje.
Ajo rekomandon që të hapni dritaret për pesë minuta çdo mëngjes, sapo të ngriheni nga shtrati.
Këtë duhet ta bëni në të gjitha dhomat e shtëpisë.
Mund t’u duket ftohtë për këto pesë minuta, është një çmim i vogël për t’u paguar në krahasim me rritjen e mundshme të mykut.
Është e rëndësishme ta bëni këtë në mëngjes, pasi kjo rrit ajrosjen, e cila lejon që ajri i lagësht të dalë dhe parandalon kondensimin e tij në sipërfaqe të ftohta.