6.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024
Home KËSHILLA Cigaret njëpërdorimshme të dëmshme, krijojnë varësi

Cigaret njëpërdorimshme të dëmshme, krijojnë varësi

9
0

Cigaret elektronike një përdorimshe me shije të ndryshme frutash, po përdoren masivisht nga të rinjtë dhe sidomos adoleshentët, duke nisur që nga mosha 10 vjeç. Eksperti i shëndetiti publik Roland Shuperka ngre shqetësimin, sepse këto lloj cigaresh krijojnë varësi.

“Kjo tendencë është një tendencë që krijon një dëm të madh rinisë shqiptare. Këta të rinj rrezikojnë të jenë të varur nesër nga nikotina dhe mund të kthehen në duhanpirës të rregullt. Prandaj është e papranueshme shitja e këtyre produkteve për të rinjtë”, tha eksperti Roland Shuperka.

Sipas ekspertit Shuperka ashtu si dhe vende të tjera europiane, edhe Shqipëria duhet që të marri masa për ndalimin e tyre.

 “Ne duhet të ecim krahas vendeve të tjera për të krijuar një ligjshmëri të tillë për të mbrojtur shëndetin publik, aksesin ndaj të rinjve dhe për mosndotjen e ambjentit.”

Nga ana tjetër ai thotë se duhet të bëhen dhe fushata ndërgjegjësimi për dëmin që sjellin këto lloj cigaresh.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të krijojë një fushatë për të rinjtë për mospërdorimin e këtyre produkteve të reja të duhanit. Qëllimi është këto produkte janë të dëmshme për moshat nën 18 vjeç dhe njëkohësisht këto humbasin përqëndrimin e tyre në mësim.“

Vendi i fundit që ka marrë vendim për ndalimin e këtyre lloje cigaresh është Britania e Madhe, e cila duke nisur nga fillimi i vitit 2025, nuk do të lejojë  më shitjen e tyre. Nga analizat në Britani, ka rezultuar se Veip siç quhen ndryshe këto lloj cigaresh elektronike një përdorimshe, veç nivelit të nikotinës kishin dhe metale të rënda të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here