Jahja Drancolli

Prishtina me rrethe ruajnë një vertikale të gjatë historike, të cilat datojnë së paku nga periudha e neoliti. Kjo histori e bujshme e qytetit ndikoi në zhvillimin e tij gjatë shekujve të antikitetit dhe mesjetës, në këta shekuj, falë shfrytëzimit të pasurisë minerale të Kosovës, veçanërisht në minierat e Novobërdës, Janjevës dhe Trepçës, Prishtina u shpall një qendër e rëndësishme. Në këtë periudhë spikat mbi të gjitha Konsullata e Republikës së Raguzës në vitin 1396, si dhe zhvillimi e lagjeve të konsiderueshme në qytet.

Nga gjithë kjo pasuri, pothuajse asgjë nuk ka mbetur nga trashëgimia materiale kulturore e periudhës në të cilën Prishtina quhet me emrin e sotëm. Megjithatë, burimet e shumta të shkruara, të ruajtura veçanërisht në arkivat e Dubrovnikut, Kotorrit, Venedikut e ndonjë tjetër lejojnë një rindërtim të historisë së Prishtinës sidomos përgjatë shekujve XIV-XVI. Gjatë shekujve në fjalë, Prishtina duke zotëruar statusin e një qyteti autonom të kryesuar nga një princ i familjës Golemi (kefeliu) dhe i shoqëruar nga një gjykatë në krye me gjykatësin e madh (“lo grando zudese”), një administratë dhe një burg, mori pamjen e një qendre tipike mesjetare europiane!

Burimi: Arkivi Shteteror i Dubrovnikut (DAD)! /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here