Tingulli i gërhitjes së maces qetëson nervat e ndezura, zvogëlon dhembjen dhe shpejton shërimin e njerëzve – ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Missouri në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Veterinare
Gërhitja emetohet në frekuencën prej 25 deri në 100 hercë, e cila përdoret në mjekësinë humane në rastet e shërimit të eshtrave me ultrazë, frakturave dhe inflamacionit të muskujve.
Ekspertët theksojnë që macet me gërhitje shërojnë më shpejt se të gjitha kafshët e tjera, sepse tingulli i tillë te njerëzit nxit tajitje të shtuar të endrofinës dhe pikërisht kjo zvogëlon dhembjen dhe ofron ndjenjën e qetësisë, transmeton Telegrafi.
– Macet janë eksperte në ruajtjen dhe magazinimin e energjisë në organizmin e tyre, posaçërisht në periudhën e dremitjes dhe pushimit ditor – sqaron dr. Leslie Lyons, ekspert i gjenetikës dhe profesor në Universitetin Missouri.
– Kur njerëzit i marrin në krah dhe i përkëdhelin, ato me kënaqësi gërhasin dhe me atë rast nuk shpenzojnë kurrfarë energjie tjetër, por as nuk lodhen me rastin e emetimit të atyre vibracioneve – sqaron mjeku. /Telegrafi/