Si çdo popull tjetër, edhe shqiptarët kanë të veçantat e tyre e që i diferencojnë nga popujt tjerë, shkruan Trungu&InforCulture.info

Ndër më të veçantat e të gjithave, janë bestytnitë e shqiptarëve, që dallojnë nga krahina në krahinë, por që kryesisht kanë një të përbashët.

Ka disa besëtytni që kanë mbetur pjesë e shoqërisë shqiptare që nga brezat e mëparshëm dhe vazhdojnë ende të besohen.

Nuk e mohojmë dot, që secili nga ne, së paku një herë në jetë e ka zënë veten duke besuar në ndonjërën nga këto bestytni që Trungu&InforCulture.info u’a sjellë më tej:

  • Kur të kruhet dora e djathtë, merr lekë.
  • Kur të kruhet dora e majtë, jep lekë.
  • Po të shkundesh duart pasi i lan, të dalin lythat.
  • Kur thyhet pasqyra, na vjen keq por ju ndjek 7 vjet ters
  • Kur te gjejnë duke ngrënë, të do vjehrra.
  • Kur ndërron lugë ose vendin ku je ulur, ndërron partner në të ardhmen.
  • Kur hyn për herë të parë diku, për fat nise me këmbën e djathtë.
  • Kur thoni të njëjtën gjë në një kohë, po ju shajnë.
  • Kur gudusilesh, e do burrin/gruan.
  • Kur ha gjellë, me kripë e do shumë burrin/gruan.
  • Në qoftë se të zë lemza, po të përmendin.
  • Kur të derdhet kafja, urime do të marrësh para.
  • Kur tymi i duhanit vjen drejt jush, do të thotë se qenkeni goxha i pasur.
  • Sa më shumë nishane, aq më shumë fat ke. Ose po pate ndonjë thinjë të bardhë.
  • Kur vjen nga një ceremoni mortore, dhe prek arkivolin duhet të lash duart.
  • Nuk lahesh ditën e martë, se është ters.
  • Kur të pret rrugën një mace e zezë, është ters.
  • Nuk ka asnjë shpjegim, por thjesht është keq nëse:
    – Nuk prihen thonjtë natën
    – Nuk shkundet mbulesa natën (a bëhet ndonjë gjë natën që mos të konsiderohet keq?)
    – Kur takon një nënë të re që sapo ka lindur fëmijën, kur e viziton nuk duhet ta takosh apo t’i japësh dorën kur largohesh
  • Tre versionet e ardhjes së mysafirëve:
    – Kur të kruhet faqja
    – Kur bie dicka dhe qëndron vertikalisht
    – Kur të bie luga

Dijeni se ajo që po thotë tjetri është e vërtetë, nëse në atë moment dikush teshtin apo i bie telefoni

Këto janë vetëm disa nga bestytnitë që mund të hasim edhe sot në familjet tona.

Por ajo çfarë mund të themi është se nuk ka ndonjë bazë për to, andaj jetoni pa frikë dhe mos u bazoni në to./Trungu&InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here