Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e “rrëzoi” në vitin 2022.
Anija “Hera” është nisur nga Florida të hënën, si pjesë e misionit ndërkombëtar për të parë nëse mund të ndalen asteoroidët që rrezikojnë të godasin Tokën, ka raportuar BBC.
Projekti do të vëzhgojë se çfarë ndodhi me një shkëmb hapësinor të quajtur “Dimorphos”, kur NASA me sistemet e saj e goditi qëllimshëm. Studiuesit thanë se nëse gjithçka shkon sipas planit, anija kozmike do ta mbërrijë asteroidin në dhjetor të 2026-s.
Në 2022-n, NASA ia kishte ndryshuar me sukses drejtimin asteoroidit, duke përplasur një sondë me të. Ajo ia ndryshoi rrugën për disa metra.
Dy sonda në formë kubi do të studiojnë gjithashtu edhe përbërjen e asteroidit dhe masën e tij.
“Ne duhet ta kuptojmë se cilat janë vetitë fizike të këtyre asteroidëve. Nga çka janë krijuar? A janë blloqe shkëmbi? A janë prej rëre brenda, ka thënë Naomi Murdoch, shkencëtare e përfshirë në misionin e NASA-s.