Zgjedhja e një parfumi është një proces shumë personal.

Caterina Catalani, drejtoreshë e Floris London, ka theksuar se parfumi që një individ mund ta pëlqejë është ai që përfaqëson edhe identitetin e tij, ka shkruar The Guardian.

Në dyqanet e parfumeve, njerëzit mund të ndihen të mbingarkuar e të mos jenë në gjendje të zgjedhin parfumin e duhur.

Catalani sugjeron që të provohen disa aroma, sepse ato duhet të pasqyrojnë ndryshimet në personalitetin dhe humorin e personit që e blenë.

Është e rëndësishme që parfumi të testohet në lëkurën e personit, jo në letër, sepse ai reagon ndryshe te çdo individ.

Pasi të provohet, duhet vëzhguar se si ndryshon në intensitet dhe a qëndron gjatë gjithë ditës.
Nëse dikush dëshiron ta provojë një parfum pa e blerë menjëherë, mund të shqyrtohen variantet e spërkatësve për flokët apo trupin, të cilat janë më të lira.

Ka dyqane që ofrojnë mundësinë për të marrë parfume të reja çdo muaj, ndërsa disa brende ofrojnë konsultime për të gjetur aromën ideale që i përshtatet shijes dhe personalitetit individual.

Setet e testerëve të vegjël janë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të provuar më shumë parfume.
Catalani ka thënë gjithashtu se nëse pas disa orësh nuk e ndihet më aroma, kjo nuk do të thotë se nuk përshtatet sepse trupi mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here