Ismet Sylejmani
Në Zajaz të Kërçovës, në vendlindjen e udhëheqësit të popullit shqiptar, Ali Ahmeti, u nxorën eshtrat e të vrarëve dhe të masakruarve shqiptarë!
Kjo ngjarje makabër është thënë se ka ndodhur pas vitit të madh dhe të lavdishëm, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, në vitet 1913, 1914 etj., trupat e të cilëve u hodhën të djegur dhe të sakatosur në pusin pranë shtëpisë së tij (Ali Ahmetit) të lindjes!
Ndonëse ishte e ditur, sepse për afër 103 vjet dihej se afër shtëpisë së lindjes së themeluesit të UÇK-së, Ali Ahmeti, përballë saj ishin hedhur mbi 60 burra të vrarë nga pushtuesit serbë, mbetjet mortore të të cilëve në fillim të tetorit të vitit 2016 u bë e mundur që të zhvillohej kjo ceremoni e dhimbshme dhe tragjike kombëtare dhe të nxirreshin mbi dhe trupat e të vrarëve!
Me poshtë po jua sjellim një fotoreportazh nga kjo ngjarje e madhe e dhimbjes kombëtare dhe e rikujtesës së historisë tragjike të popullit shqiptar në trojet e lashta stërgjyshore në Maqedoni!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 12 tetor 2016!