KUSH ËSHTË DOKTORI I HARRUAR NGA INSTITUCIONET E TETOVËS, QË E SHNDËRROI TETOVËN NË QENDËR TË SHQIPTARIZMËS: DOKTOR XHAFER SULEJMANI, KRYETAR KOMUNE NË TETOVË GJATË MBRETËRISË SË BASHKUAR (1941-1943)
- Doktori, me ndihmën e Ernest Koliqit e hapi gjimnazin e parë në gjuhën shqipe në Tetovë.
- Doktori, me ndihmën e Mustafë Krujës, administratën jugosllave, e shndërroi administratën në gjuhën shqipe, duke hequr atë jugosllave.
- Doktori, i ndihmoi me të madhe forcat nacionaliste në Tetovë me rrethinë, që të ngrenë lartë simbolet e shtetit të bashkuar shqiptarë në tokat e liruara.
- Doktori! Dha urdhër që në të gjitha institucionet komunale të zëvendësohen fesat e kuq me qeleshet e bardha.
- Doktori! Ringjalli shqiptarizmin nëpër shkolla duke detyruar nxënësit shqiptarë që të vijojnë shkollat me kapuça të bardhë.
- Doktori! Si kryetar komune, kërkoi që të gjitha emërtimet serbe të rrugëve të fshihen dhe në vend të tyre të emërohen figura të njohura nga historia kombëtare, siç u emërua biblioteka e qytetit “Skënderbeu”.
Burimi: Vebi Xhemaili (Historian) /Nistori