Kulla e Isa Boletinit, në fshatin Buletin afër Mitrovicës, pas sjelljes së eshtrave të heroit, është bërë një vend edhe më tërheqës pelegrinazhi për shumë vizitorë, aq më parë që vizitori mund të sheh aty edhe xhamadanin dhe flamurin që Isa e përdorte në luftëra.

Teksti e fotot. Rexhep Rifati

Në përmbyllje të vitit, kur deri më sot portali ynë ka prezantuar 47 muze dhe fonde muzeale të figurave kombëtare, me dimension të veçantë jo vetëm historik, por edhe etnografik e turistik, sot prezantojmë eksponatet që ndodhen në Kullën e Boletinëve.  Siç dihet, një nga personalitetet e shquara në fillim të shekullit XX ishte edhe heroi kombëtar Isa Boletini. Por kësaj radhe nuk do të ndalemi te figura e tij, por do tu kthehemi kullave, meqenëse objekt i shkrimit tonë janë muzetë dhe eksponatet apo artefaktet, ku edhe Kullat e Boletinëve zënë një vend meritor me sfondin e tyre material e shpirtëror të popullatës së kësaj treve të Shales, me një kaluar të bujshme mbi njëqindvjeçare.

Gjatë një vizitë familjare me miqtë e mi nga Mitrovica, avokatin Zenel Ademin, që i bëmë kullës së Isa Boletinit, pata rastin të njihem nga afër dhe të kapi me objektiv disa nga eksponatet që ruhen aty. Siç dihet edhe më parë ky vend për shumë dekada ka shërbyer si vend pelegrinazhi. Aty edhe në fillim të shekullit të kaluar shkonin shumë vizitorë,  jo vetëm shqiptar, por edhe gazetarë e korrespondent të huaj, gjë që kjo i pat rënë në sy edhe vet qeverisë osmane ngase Isa jo vetëm që mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, por edhe vet ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.

Ndaj edhe siç mësohet, gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje, pasi në vitin 1910 thyhen keqas. Më pas, Isa me ndihmën e vendaseve ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën, që sërish pas luftës së fundit është rinovuar restauruar në vitin 2005.

Do kujtuar gjithashtu se: ky kompleks gjatë luftërave që u zhvilluan u shkatërrua tre herë përgjatë viteve 1830 – 1832, 1892, 1895, si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shek. XX, përkatësisht në vitin 1908 dhe 1912.

Gjatë restaurimit është ruajtur komplet origjinaliteti i kullës. Brenda kompleksit ju mund të shihni gurin e madh me vrimat e topave gjatë luftërave që janë bërë këtu në Boletin, pastaj është oda e burrave dhe e grave. Gjithashtu brenda objektit vizitori mund të has në disa gjëra me vlerë, siç janë edhe disa fotografit dhe shkrime.

Mësohet se disa nga fotot i kanë ruajtur gratë e shtëpisë. ndërsa në këndin e odës së burrave është vendos xhhamadani i Isa Buletinit të cilën e ka punuar nëna Ajshe, po aty  është edhe flamuri që Isa e përdorte në luftëra.

Rëndësinë e këtyre kullave e ka shtuar edhe sjellja e eshtrave të heroit, me që rast po në oborr është ngrit varri i punuar me gurë mermeri të bardhë. Ndaj edhe tash ku shumë arsye për tu kthyer ky kompleks kullash, në një vend pelegrinazhi për shumë vizitorë shqiptarë e të huaj, në mëson e tyre edhe për shumë mërgimtarë që jetojnë në Perëndim.

(Krahas fotove në Boletin , për ilustrim e postova edhe monumentin e heroit në Shkodër, që është monumenti më i madh i Isa Boletinit)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here