Shtatzënia shkakton ndryshime të mëdha në trupin e një gruaje – hormonale, kardiovaskulare, respiratore, gastrointestinale, urinar dhe më shumë.

Dhe, siç zbulon një studim i ri, truri pëson gjithashtu ndryshime të mëdha, disa të shpejta dhe të tjera më të qëndrueshme, shkruan Reuters.

Studiuesit thanë të hënën se për herë të parë kanë hartuar ndryshimet që shpalosen ndërsa truri i një gruaje riorganizohet në përgjigje të shtatzënisë, bazuar në skanimet e kryera 26 herë duke filluar tre javë para konceptimit, deri në nëntë muajt e shtatzënisë dhe më pas dy vjet pas lindjes.

Studimi dokumentoi një rënie të gjerë të vëllimit të lëndës gri kortikale, zonës së rrudhur që përfshin shtresën më të jashtme të trurit, si dhe një rritje në integritetin mikrostrukturor të lëndës së bardhë të vendosur më thellë në tru. Të dyja ndryshimet koinciduan me rritjen e niveleve të hormoneve estradiolit dhe progesteronit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here