Më 18 Shtator, 1415, sistemi doganor i Kastriotëve dëshmohet nga një kronikë e kohës, e cila përmend si doganier në Ishëm, një farë Boliza me prejardhje nga Kotorri. Doganat në atë kohë jepeshin në sipërmarrje personave që paguanin më shumë.

Por ky fakt ka rëndësi se tregon që Kastriotët kishin sistemin doganor, që dëshmon qënien e shtetit feudal me të gjitha strukturat dhe një dalje në det me lidhjet ekonomike me botën e jashtme.

Fotoja e parë, tregon një hartë që paraqet domenet e Kastriotëve, rreth vitit 1420, ndërsa fotoja e dytë stemën e Principatës së Gjon Kastriotit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here