Derisa autoambulanca ishte bërë gati për t’u nisur për në Preshevë, bashkëbiseduesi ynë, Mustafë Mustafa, e vazhdoi rrëfimin nëse i kujtohet një pjesë të tij e kemi paraqitur qysh në fillim të kësaj historie të trishtueshme. “Tubimi dhe nisja e familjeve shqiptare nga Kosova, Maqedonia apo Lugina e Preshevës që në fillim të viteve të pesëdhjeta largoheshin për në Turqi e Anadoll, kryesisht bëhej nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Në atë kohë, në orën pesë të çdo mëngjesi nisej treni përplot me shqiptarë”, thotë Mustafë Mustafa. Këtë rrëfim do ta mbyllja edhe me një fragment të një bisede jo të zakonshme midis Dobrica Qosiqit dhe Fadil Hoxhës

“Aleksandar Rankoviq është konsekuent ndaj vetvetes, ai me dinjitet e përballon rënien e tij dhe lebrosjen. Ai po sillet në të kundërtën e Millovan Gjillasit. Ai është bolshevik dhe po përballon disfatën në mënyrë bolshevike, prandaj edhe është duke e ruajtur oreolin e shokut Marko! Nuk po arrij ta bind që t’i shkruajë memoaret, apo t’i vazhdojë shënimet monologe që i ka nisur pas dëbimit të turpshëm nga radhët e partisë dhe të politikës, dhe të cilat shënime i ruajmë unë dhe Sllavka. Ai njeri që ia kushtoi jetën partisë dhe ideologjisë komuniste është mposhtur dhe turpëruar duke i besuar ‘Plakut të vet’ (Titos). Ai (Rankoviqi) nuk u dënua për shkak terrorit revolucionar dhe Goli Otokut, për çka edhe është përgjegjës para bashkëkohësve të tij dhe historisë”, ka shkruar Dobrica Qosiqi në maj të vitit 1976.

“Me mua nuk do të mund ta dobësonin Serbinë dhe ta aprovonin Kushtetutën e vitit 1974”

Ndërsa, vetë Rankoviqi gjatë bisedave që i kishte pasur me Qosiqin i kishte sqaruar se logori apo kampi famëkeq i Goli Otokut “ishte ngritur në propozim të Titos, por që Rankoviqit i kishte pëlqyer sidomos pozita se ku do të ngrihej ai, pasi Goli Otoku në fakt ishte ishull dhe se funksionarët e UDB-së që ishin marrë me organizmin dhe ngritjen e logorit të Goli Otokut” sipas fjalëve të Rankoviqit, “ishin marrë edhe me përcaktimin e rendit dhe metodave të zbatuara aty dhe të gjithë ata më herët e kishin mbaruar shkollimin në Moskë. Të gjithë ata kishin qenë nxënës të NKVD. “Unë mendoj se në Goli Otok kanë qenë të burgosur nga 15.000 deri në 16.000 të burgosur”, ka thënë Rankoviq, ndërsa duke u përgjigjur në njërën prej pyetjeve të shtruara me mijëra herë se pse ishte përjashtuar nga udhëheqësia, partia por edhe politika ai më në fund kishte sqaruar se “më është dashur që të shkoj nga udhëheqësia e vendit, pasi për shkak timin dhe me mua nuk do të mund ta dobësonin Serbinë dhe ta aprovonin Kushtetutën e vitit 1974! Nuk do të mund të krijonin shtete prej Kosovës dhe Vojvodinës. Ndonëse, që prej Kongresit të VII dhe të programit të ri të LK të Jugosllavisë, shkohej drejt konfederalizimit të Jugosllavisë, unë e kundërshtoj këtë me këmbëngulje…Atyre u është dashur që të më largojnë me qëllim të realizmit me lehtë të qëllimeve të tyre”, janë fjalët e dëshmuara të Aleksandar Rankoviqi që ia ka thënë Dobrica Qosiqit dhe ky i fundit i ka publikuar ato në njërin prej ditarëve të tij…

“Atë atmosferë të tmerrit në Stacionin e Shkupit mund ta përshkruajë vetëm ai që e ka përjetuar”

Derisa autoambulanca ishte bërë gati për t’u nisur për në Preshevë, bashkëbiseduesi ynë Mustafë Mustafa, e vazhdoi rrëfimin nëse i kujtohet një pjesë të tij e kemi paraqitur qysh në fillim të kësaj historie të trishtueshme. “Tubimi dhe nisja e familjeve shqiptare nga Kosova, Maqedonia apo Lugina e Preshevës që në fillim të viteve të pesëdhjeta largoheshin për në Turqi e Anadoll, kryesisht bëhej nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Në atë kohë, në ora pesë të çdo mëngjesi nisej treni për¬plot me shqiptarë. Nuk kishte trena me më pak se njëzetë va-gonë, bile ndodhte që edhe në korridoret e trenave të mos gjendej ndonjë vend i lirë. Prej Shkupi, ne shkuam deri në Selanik, pastaj vazhduam për në Stamboll. Atë atmosferë të tmerrit në Stacionin e Shkupit mund ta përshkruajë vetëm ai që e ka përjetuar. Kur arritëm në Stamboll vuajtjet tona ishin edhe më të mëdha. Ata që e kishin dikë në Turqi, ishin me fat, sepse atyre kishte kush t’u ndihmonte, por për ata që nuk e kishin askënd ishte shumë keq. Ka qenë një kazermë ushtarake në Zeytinburne të Stambollit, a nuk e di se çfarë objekti ishte, por aty fillimisht vendoseshin familje të tëra shqiptare. Tmerr, tmerr!”, kujtonte ai duke iu dridhur buza, por edhe tani në vitet e fundit të jetës përkundër që kishte qenë i mërguar i dyfishtë preshevari Mustafë Mustafa kurrë nuk kishte hequr dorë që ta ndihmonte Kosovën.

“Që ur bijtë e mi u bënë për të fituar që nga vitet e shtatëdhjeta, të ardhurat e mia gjithnjë kanë shkuar në shërbim të çlirimit të Kosovës. Dhe tani kur Kosovën e kemi shtet, dhe kur jemi të sigurt se Kosova do të na mbrojë, autoambulancën që e kam blerë do t’ia dhuroj Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!”

“Ju qysh tani jeni duke u bërë gati që Kosovën ta shndërroni në Piemont të ‘Shqipërisë së madhe’”

Pa dashje këtë rrëfim do ta mbyllja edhe me një fragment të një bisede jo të zakonshme.
“Atëherë në bisedë për ardhmërinë tonë – të shqiptarëve dhe serbëve – iu drejtova Fadil Hoxhës”, ka shkruar në ditarin e tij kryenacionalisti Dobrica Qosiq, në mars të vitit 1963. “Fadil, pranojeni se ju shqiptarët e keni këtë plan: do të mbeteni në Jugosllavi deri sa të industrializoheni, urbanizoheni e shkolloheni dhe atëherë si përparimtarë e demokratë veriorë do ta çlironi dhe ta bashkoni jugun jodemokratik dhe jo të zhvilluar – Shqipërinë. Ju qysh tani jeni duke u bërë gati që Kosovën ta shndërroni në Piemont të ‘Shqipërisë së madhe’ dhe kështu do ta realizoni qëllimin e Lidhjes së Prizrenit? Fadil Hoxha kërceu prej kolltukut, më përqafoi dhe më tha: Gexhë (malok, katundar) bre vëlla, sa mirë na kupton ti neve…Fadil Hoxha është njeri serioz!”, ka shkruar Qosiqi.
Por, Mustafë Mustafa, shtetësinë e Kosovës e kishte kuptuar ndryshe. “Tani Kosovën e kemi si një lis të madh me degë të dendura dhe hija e tyre e mbulon edhe Preshevën dhe unë çlirimin e Kosovën e kam ëndërruar mu ashtu kur isha si fëmijë, më pastaj kur punova me kuaj si rabaxhi rrugëve të Stambollit dhe si minator në vitet e gjashtëdhjeta në minierat e nëndheshme të Belgjikës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here