Studiuesi Bajram Mjeku, në profilin e tij në Facebook ka shkruar për Kishën e Shën Ndout, që është rrënuar në vitin 1957. Ajo që e bën interesant këtë postim është se kishën që gjendej në qendër të Prishtinës, tek Sheshi “Zahir Pajaziti”, refuzuan ta rrënojnë punëtorët shqiptarë të besimit islam. Postimin e plotë të Mjekut mund ta lexoni më poshtë.

Nga: Bajram Mjeku

Të panjohurat për Kishën e Shën Ndout në Prishtinë

Kisha e Shën Ndout në Prishtinë, e cila tash 66 vjet nuk ekziston më u ngrit në vitin 1927. Ishte e njohur si Kisha e Stakajve. Familja Staka e besimit katolik është ndër familjet e vjetra në kryeqytetin e Kosovës.

Kisha u ndërtua aty ku sot është monumenti i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti. U ngrit nga Stak Mirdita i njohur në Prishtinë si Stak Marku. Kur Stak Mirdita nisi të ndërtonte kishën, Shyqri Beg Ramadani dhe disa fisnikë tjerë të besimit islam e ndihmuan financiarisht ndërtimin e saj.

Në vitin 1957, regjimi komunist me pretekst të rregullimit të planit urbanistik vendosi të rrënonte Kishën e Shën Ndout. Ditën kur u rrënua kisha, ndodhi diçka e pazakontë. Punonjësit shqiptarë të besimit islam refuzuan ta rrënonin kishën. Regjimi u detyrua të angazhonte punëtorë të besimeve dhe komuniteteve të tjera nacionale për rrënimin e saj.

Nga viti 1346 deri në vitin 1387, në Prishtinë ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë. Vizitori apostolik Pjetër Mazreku, në një shënim të tij për Prishtinën e shekullit shtatëmbëdhjetë shkruante: “Në Prishtinë jetojnë 20 familje të krishtera me afro 100 frymë. Ka disa vjet që kanë ndërtuar një kishëz. Pasi janë pak dhe janë skamnorë, ata nuk mund ta mbajnë priftin … /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here