Botsvana thotë se një nga diamantet më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë është zbuluar në një nga minierat e saj dhe do të shfaqet të enjten.

Qeveria e Botsvanës beson se guri i madh 2 mijë e 492 karatësh është guri i dytë më i madh i nxjerrë ndonjëherë nga një minierë, shkruan AP.

Kompania kanadeze e minierave Lucara Diamond Corp tha në një deklaratë të mërkurën se gjeti diamantin e papërpunuar “të jashtëzakonshëm” nga miniera e saj Karowe në Botsvana. Lucara tha se ishte një gur “i cilësisë së lartë” dhe u gjet i paprekur. Ai u gjet duke përdorur teknologjinë me rreze X.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here