Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë kokëçarje.

Miliona njerëz në botë stërmundohen gjatë natës pa vënë gjumë në sy. Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi.

Receta e duhur për një gjumë të qetë

 

Përbërësit:

200 ml qumësht

1 lugë çaji me mjaltë

1 pikë ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet:

Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan.

Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin.

Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem.

Madje mund t’ia ndjeni efektin që në filxhanin e parë.

Suksesi i kësaj kure, sipas informacioneve të AgroWeb.org i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.

Qumështi

Ushqimet e pasura me proteinë siç është qumështi përmbajnë tryptophan, një amino acid që ndihmon në ardhjen e gjumit. Ky amino acid stimulon prodhimin e serotoninës dhe melatoninës dhe ka efekt qetësues.

Mjalti

Mjalti ka aftësi shumë të mira qetësuese për trupin dhe trurin. Ai gjithashtu promovon prodhimin e një substance thelbësore për funksionin e mëlçisë gjatë kohës që njeriu fle.

Gjatë ditës nivelet e kësaj substance të njohur si glikogen bien dhe e detyrojnë trurin të jetë aktiv dhe të kërkojë ushqime të pasura me të gjatë natës.

Mjalti stimulon edhe një reagim kimik që përmirëson çlirimin e melatoninës në tru.

Ekstrakti i vaniljes

Pagjumësia rëndohet nga mendimet e njëpasnjëshme që nuk kanë të sosur.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se aroma e vaniljes ka aftësi qetësuese për trurin dhe zbut ankthin.

Për më tepër, aroma e vaniljes pakëson episodet e marrjes së frymës gjatë gjumit me të paktën 36%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here