Karlltën Kun (1904-1981) ishte antropolog fizik amerikan nga Uejkfijlld në Masaçusets. Studioi për egjiptologji dhe antropologji në Universitetin e Harvardit.

 

Kuni kreu hulumtime antropologjike në Afrikë (Marok 1925, Etiopi 1933), në Lindjen e Mesme, në Amerikën e Jugut dhe në Indi, dhe ishte autor i shumë veprave shkencore dhe popullore.

 

Gjatë viteve 1929-1930 Karlltën Kuni ndodhej në Shqipëri ku kreu një studim antropometrik mbi 1.067 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke iu matur madhësitë dhe format të trupave të tyre.

 

Ky studim u përfundua në vitet 1946-1947 me ndihmën e komunitetit shqiptar të Bostonit dhe rezultoi në botimin e librit të tij: “The Mountains of Giants: a Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Tribes [Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut],” Kembrixh 1950.

Jehona shkencore e punës së Kunit ishte e kufizuar duke qenë se, pas Luftë së Dytë Botërore, studime të tilla të antropologjisë fizike dhe të tipareve racore u bënë tabu apo kishin humbur interes.

Interesant megjithatë kanë mbetur fotografitë. Fotot e këtij koleksioni burojnë nga vëllimi i sipërpërmendur dhe nga libri i asistentit të tij shqiptar, Stavre Frashëri (1900-1965), “Përmes Mirditës në dimër”, Korçë 1930, në versionin anglisht “Through Mirdite in Winter,” Boulldër 2002

 

InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here