“Historitë e popujve të tjerë gjenden përgjithësisht të gdhendur në gur, ndërsa historia jonë është e qëndisur në xhubletë”, shprehet studiuesja e etnografisë Linda Spahiu, duke theksuar se xhubleta shqiptare vjen nga 4000 vjet histori.

Historia e popullit shqiptar është tejet e lashtë, në të gjejmë doke e zakone që nuk i përkasin asnjë vendi tjetër në botë. Populli ynë njihet për tradita disa prej të cilat akoma i mbijetojnë kohës.

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh.

Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj.

Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijëvjecarit te dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetëra mesdhetar. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kultures sonë ilirjane ku vetëm nëpërmjet saj ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malsorët tanë e përcollen deri në vitet 1950 -1960, pra e vetmja qe jep identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për te gjitha është shqiponja.

Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore.

Vlen të ceket se xhubleta peshon diku rreth 15 kilogram dhe duke qenë se daton prej 4000 vjetësh, ajo paraqet qytetërimin ilir në kulturën popullore shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here