Sipas një studimi të ri përdorimi i një luge të madhe me vaj ulliri çdo ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundja e demencës. 

Studimi ku morën pjesë 90 mijë të rritur mbi moshën 38 vjeç, u  publikua në “Jama Netrwork Open” dhe u realizua nga Universiteti i Harvardit, shkruan Times Of India.

Shkencëtarët gjetën se pjesëmarrësit që konsumuan të paktën 7 gramë vaj ulliri çdo ditë, (pak më shumë se gjysma e një loge gjelle) patën 28 për qind më pak rrezik të vdesin nga demenca, krahasuar me pjesëmarrësit që e konsumonin vajin rrallë apo asnjëherë.

Bazuar në shumë studime, përfshirë edhe këtë të Harvardit, shkencëtarët thonë se vaji i ullirit ka potencial të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet që kanë lidhje me demencën.

Demenca ndodh kur çrregullohet rrjedhja e gjakut në tru, gjë që qon në dëmtim të indeve të trurit. Demenca mund të shkaktohet nga sulmi, hipertensioni, arteroskleroza e diabeti. Këto rrethana shëndetësore mund të ndikohen nga faktorët e stilit të jetesës, përfshirë mënyrën e të ushqyerit. Në këtë pikë bëhet shumë i rëndësishëm vaji i ullirit sepse përmirëson shëndetin vaskular dhe konsumimi i tij mund të zvogëlojë rrezikun nga demenca që shkaktohet nga ndonjë sëmundje vaskulare.

“Konsumimi i vajit të ullirit mund të ulë rrezikun e vdekjes nga demenca duke parandaluar inflamacionin e trurit, duke përmirësuar rrjedhën e gjakut dhe duke mbrojtur neuronet. Vetitë antiiflamatore, përmbajtja e yndyrave të shëndetshme dhe antioksidantët kontribuojnë në shëndetin e trurit, portencialisht duke ulur rrezikun nga sëmundjet vaskulare dhe format neurodegjenerative të demencës”, ka thënë doktori AK Sahani, drejtor i neurologjisë në Qendrën Indiane për Lëndimet Spinale.

Duke folur rreth vlerave ushqyese që përmban vaji i ullirit, doktori Praveen Gupta, drejtor në “Fortis memorial Research Institute”, ka thënë se yndyrat e shëndetshme që gjendet në këtë vaj, ulin sasinë e kolesterolit në arterie, duke parandaluar kështu dëmtimin e trurit.

Vaji i ullirit është i pasur me acidin yndyror të monosaturuar (MUFA) dhe acid oleic. Këto acide yndyrore të shëndetshme kanë ndikim në uljen e inflamacionit, përmirësim të nivelit të kolesterolit si dhe shëndet më të mirë kardiovaskular. 

Për më shumë, vaji i ullirit, përmban antoksidantë si vitamina E dhe polifenolet, të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.

“Sëmundjet vaskulare janë përgjegjëse për rreth 50 për qind të vdekjeve nga demenca, përfshirë Alzheimerin dhe demencën vaskulare”, ka thënë doktori, Puneet Agarwal, drejtor i neurologjisë në Spitalin Max Super Specialty.

Ai ka shtuar se vaji i ullirit nuk ndikon vetëm në parandalimin e vdekjeve nga demenca por edhe në përmirësimin e shëndetit vaskular dhe uljen e rrezikut nga sulmi në tru e zemër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here