Ndërkohë që njerëzit preferojnë të hanë peshq të ndryshëm si salmoni apo tuna, është e këshillueshme që peshku të konsumohet dy herë në jave në mënyrë që trupi të pasurohet me vlera ushqyese.

Peshku përmirëson shëndetin e zemrës, sidomos salmoni, pasi përmban sasi të bollshme të acidit yndyror omega3, i cili ndikon në uljen e rrezikut nga sëmundjet dhe sulmet në zemrë. Studimet kanë treguar se për çdo 20 gramë peshk të konsumuar në ditë, rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare ulet për 4 për qind, shkruan EatingWell.

Peshku ndihmon trurin e bebes gjatë shtatzënësisë sepse e pasuron atë me vlera ushqyese të nevojshme për zhvillim. Konsumimi i peshqve që përmbajnë acidin omega3, mund të ulë rrezikun për lindjen e parakohshme.

Peshku ndihmon memorien sepse përmban komponime si vitamina B12 e omega3, të cilat janë të nevojshme për trurin duke e ndihmuar memorien të qëndrojë e freskët. Studimet kanë treguar se konsumimi i peshku ndihmon edhe kundër zhvillimit të sëmundjeve si Alzheimeri, por doktorët rekomandojnë që të mos konsumohen peshqit e fërguar.

Peshku ndihmon shëndetin mendor duke rritur disponimin për shkak që përmban omega3 dhe vitaminë D. Këto dy vlera ushqyese janë të nevojshme për rritjen e nivelit të dopaminës, hormon ky që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë, gjë që luan rol kundër depresionit.

Peshku ndihmon në largimin e inflamacioneve. Inflamimi kronik mund të krijojë sëmundje të ndryshme kronike si për shembull kancerin, sëmundjet e zemrës, artritin e diabetin. Vlera ushqyese që ndihmon kundër inflamacionit është omega 3.

Ngrënia e peshkut për çdo javë është shprehi e shëndetshme por duhet bërë kujdes më përgatitjen dhe sasinë e merkurit që mund të përmbajë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here