Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25 për qind, shkruan The Independant.

Ata po shpresojnë që ky ilaç të mund të përdoret edhe te njerëzit.

Studiuesit zbuluan se deaktivizimi i proteinës që quhet interleukin-11 (IL11) rrit dukshëm jetëgjatësinë e minjve. Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë.

Minjtë që morën terapinë jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me minjtë që nuk e morën terapinë, të cilët jetuan për 120 javë.

Për shkak që dukeshin të rinj, minjtë që jetuan me gjatë u quajtën “gjyshërit supermodelë”.

Minjtë e moshës së njëjtë, njëri i trajtuar me ilaç kundër plakjes e tjetri jo

Te njerëzit, niveli i proteinës IL11 rritet me moshën si dhe ka lidhje me disa probleme shëndetësore që krijon me moshën, si inflamacioni kronik, çrregullimet metabolike dhe humbja e masës muskulore.

Profesori Stuart Cook, bashkautor i studimit, ka thënë se minjtë të cilët morën ilaçin, patën më pak shenja të plakjes. Atyre që ishin të diagnostikuar me kancer, gjendja iu përmirësua dukshëm dhe gjithashtu patën përmirësim të fortësisë të muskujve.

“Ilaçet që më parë ishin propozuar për jetëgjatësi, kanë pasur efekte anësore të këqija, nuk kanë kryer punë për dy gjinitë, zgjatnin jetën por jo edhe kualitetin e jetës, sidoqoftë këto nuk ndodhin me trajtimin IL-11”, ka thënë Cook.

Pyetja kryesore që po e bëjnë të gjithë mjekët është se a do të mundet ky ilaç të ndikojë njësoj edhe te njerëzit dhe nëse efektet anësore janë të tolerueshme.

IL11 luan rol në zhvillimin e njerëzve dhe ata persona që nuk e prodhojnë këtë proteinë, (shumë rrallë) përjetojnë telashe si probleme me ashtin e kafkës, problem me nyjat dhe me probleme me dhëmbë.

Studiuesit besojnë se më vonë në jetë IL-11 kontribuon në plakje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here