Një foto e rrallë është publikuar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për njësitin ushtarak “Luboten”, i Gajur Derallës nga Tetova.

 

Në këtë foto shihen qartë luftëtarët shqiptar të armatosur me pushka, ndërsa përveç uniformës ushtarake, në kokë kanë plisin e bardh. Mësohet se Gajur Deralla e ka udhëhequr këtë njësit gjatë luftës së dytë botërore.

 

Publikimin e kësaj fotoje të rrallë e ka publikuar Eugen Shehu. Ai shkruan se Shqipërinë lindore ose Maqedoninë shqiptare e ka çliruar batalioni “Luboteni”, ndërsa si qendër ka qenë Tetova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here