Pastrimi i veshëve me pambuk është gabimi më i madh që mund të bëjmë, ka thënë doktori Suraj Kukadia, duke iu dhënë këshilla pacientëve.

Sipas mjekut me qindra mijëra ndjekës në TikTok, pastrimi i veshëve me objekte të forta ose plastike mund të shkaktojë rreziqe shumë më të mëdha, e sipas tij, mënyra e vetme për ta bërë në kushte shtëpiake është me gishtërinj.

“Përgjigjja është shumë e thjeshtë për këtë. Mos vendosni gjë brenda veshëve tuaj, asgjë më të vogël se gishtërinjtë”, ka thënë ai, shkroi Mirror.

Ai ka shtuar se dylli i veshit mund të jetë i bezdisshëm, por në fakt ka një funksion mbrojtës, duke ndihmuar në mbrojtjen nga mikrobet, pluhuri dhe papastërtitë.

“Pra, ajo që ne rekomandojmë është mos i prekni veshët. Mund të pastroni pjesën e jashtme të veshit, kjo është e mirë, por mos e bëni brenda kanalit…Nëse keni ndonjë problem, shkoni te mjeku sepse mund ta kontrollojmë shumë lehtë pjesën e brendshme të veshit, të ju tregojmë nëse keni dyll apo çka”, ka deklaruar doktori Kukadia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here