Nga

Mali i Komjanit Liqeni i Zi dhe mali i Lenies gërshetohen në mënyrë të pa zgjidhëshme në një legjendë. Të tre këto objekte të mëdha së pari në legjendë,del prejardhja e emrave të tyre. Gojëdhënat dhe rrëfenjat e popullit kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë në jetën e shoqërisë njerzore të këtyre trevave. Është në cilësinë e traditën për legjendat që personazhet dhe ngjarje të prezantohen si fuqi mbi natyrore. Nga ana tjetër, pjesë e legjendës është dhe ndonjë objekt konkret,a personazh  dhe emra te vërtetë. Ndalim konkretisht për “Legjendën e Liqenit të Zi”.

Në fshat jetonte dhe punonte një djalë i ri me emrin Komjan, që e kishte shumë për zemër blegtorinë. Tufat e tij me dele dhe dhi ishin me nam në tërë fshatin e më tej. Në vjeshtë ai tufat i sillte në fshat dhe banesën me kashtë (stanet) dhe vathat i ngrinte në rrëzë të një mali gjigand që me majën e tij, dukej sikur prekte retë. Sa kalonte festa pagane e Shëngjergjit, kur bari e lulet zaptonin dhenë, ai tufat i ngjitëte në një mal të lartë, ku kullotat dhe uji ishin shumë të mira. Vec zileve e këmborëve të tufëve që zhurmonin këndëshëm, njerëzia dëgjonin me shumë dëshirë dhe meloditë e fyellit të bariut të ri. Njerëzia thoshin se si ai  në nahije dhe në fshat nuk e arrinte në rënien e fyellit.Si Pani i Lashtë me gunë, ai i binte 17 avazeve që njiheshin deri atëhere për veglën magjike të fyellit.

Legjenda thotë se atë behar ai gjithë qejf, me tufët përpara,me mushkën ngarkuar,me qenin fyellin e krrabën në dorë, nisen në mal, drejt Liqenit të Zi ku kishte menduar të ngrejë stanin. Si i sitemoi të gjitha nxori bagëtinë nga vatha e i shpërndau me ballë në kullotë. Bari ishte në gju dhe bagëtitë krijonin vazhdë  (rrugë) në bar kur shkonin .Bariu i ri u ul  në një rrungajë druri pranë liqenit,la cantën e lëkurtë dhe krrabën në një anë. Hodhi një vështrim nga tufët që ishin shtruar në kullotë, lagu me ujë të liqenit duart,ja shkoi fyellit dhe kurdisi një melodi nga  azaet që dinte ai. Në ato male, buzë liqenit të Zi, ku ai shërbente si pasqyrë e maleve për rreth, melodia e fyellit dëgjohej magjishëm. Pa pritur në liqen krijohen valë të fuqishme dallgët e të cilave po lëpinin dhe rrungajën ku qëndronte bariu. Pa pritur mes dallgëve shfaqet fytyra e një vajze bukuroshe e buzëqeshur si vetë natyra për rreth, të cilën Komjani e quajti Zanë.Si hëna që ndrit në ujrat e liqenit

Si hëna që ndrit në ujrat e liqenit

Me një vështrim tryelë plot magji

I ndrinin bebzat ngjyrën e argjendit

Si flutur që dridhet qerpiku mbi ta rri.

 

“Cila je ti? Djall apo hije?”

Pyet zë dridhur i gjori bari

“Jam bija e liqenit, quhem Lenie

Kato gjëra të gjitha ti nuk i di.

Lenia I tregoi Komjanit se ishte rritur jetime në liqen.Prindët  ndërruan jetë nga një tërmet .

“Kaq bukur i binte fyellit im atë që moti”

Buzëqeshja i endej në fytyrën e saj

Në sytë margaritar i shkëlqente loti

“Më jep dorën të dal” i foli pastaj.

Komjani e merr në gji, e përqafon dhe të dy nisen tek stani. Aty bariu bën një pritje të rrallë.

 

Në sofër mishi, djathi e kupa me dhallë

Lenia e ndrojtur si erë pranverore

“Fyellit bjeri,fyellit, për atë kam ardhë”

Foli si jehonë në sofrën baritore.

Komjani atë cast i provoi të gjitha avazet që dinte në rënien e fyellit. Buzë mbrëmje del  nga stani të futë në vathë dhentë, të lidhë qentë. Po kur u kthye Zanën e bukur Lenie nuk e gjeti aty. U shqetësua, thirri me emër sa mundi, por nuk mori as një përgjigje.Doli nga stani kërkoi për rreth, përsëri nuk gjeti gjë.Të nesërmen heret,  merr krrabën dhe fyellin dhe niset tek liqeni. ”Lenie,Lenie,ku je? Thirri sa i hante zëri.Në vend të përgjigjes erdhën dhjetra zëra të tjerë që përqeshnin Komjanin:”Lenie, Lenie,ku je?” E përsëriti dy tri herë thirrjen po zërat vazhdonin ta përqeshin.  Atëhere Komjani kap fyellin dhe fillon ti bjerë melodisë “Tanë moj Tanë”, të ciln ai  vetë dhe zana e kishin pëlqyer shumë. Për cudi dhjetra fyej të tjerë,me tinguj sikur delnin nga liqeni, përqeshnin Komjanin me të njëjtën melodi.

Ju fola njëherë, e kini kot

Bëni sat ë doni zhurmë

Lenia tani e ka një zot

Të gjithë ta dini, e dua shumë.

 

Fyellin dhe krrabën fort shtërngoi

U kredh në liqen pa nxjerrë zë

Për të gjetur Zanën guxoi

Dallgët e përfshinë, e futën në të

Duke kërkuar në zgafellat e liqenit, ai e gjen zanën Lenie. Gëzojnë të dy dhe pas ca ditësh bënë dhe dasmën.  Muarën pjesë në dasëm gjallesat që jetonin për rreth, krojet, pemët, zogjtë. Melodia e fyellit të Komjanit gëzonte dasmorët. Më pas ka ngjarje të tjera ku cifti shpërndan mirësi:

Burimin e ftohtë njerzve u dhurojnë

E vendosën një ditë ata të dy

Sëmundjet me ujin e tij të shërojnë

Në botë nuk ka një tjetër si ky.

Shkrimtari e publicisti Shyqyri Fejzo,autori i tekstit të kësaj legjende provon ujin e Liqenit të zi.

Nuk dimë c’u bë me ciftin e rrallë

Ata punuan dhe dhuruan me zemër

Për ta këndohet legjendë e përrallë

Maleve dhe vendit i dhanë emër.

Kështu mbyllet kjo legjendë. Sot e gjithë ditët Mali Komjan qëndron madhështor, dhe Mali Lenie I gjelbër i bukur gjithnjë,qëndron përballë. Liqeni i Zi, me burimin e ftohtë të Liqenit të Zi që dhuroi cifti i ri, vazhdon të mjekojë njerëzinë nga sëmundjet.Me mijra njerez nga vendi dhe shtetet fqinje vinë aty në banjot baleare me uje të ftohtë mineral filluar nga 15 Gushti e vazhdojnë një muaj cdo vit.

Këtë legjendë autori ka preferuar ta shkruajë në vargje. Recitimin e bëri zoti Demir Gjergji me zërin e tij brilant, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Filmi dokumentar u montua në studion “Leniafilm” nen kujdesin e zotit Kushtrim Bici.Ky monument i rrallë natyre vec vlerave kurative dhe turistike,me këtë legjendë shton vlerat e veta.

Shyqyri Fejzo

Hamburg, Gjermani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here