Popeye është gjithnjë ai me llullë në gojë, ai që përfshihet në zënka detarësh për Olive Oyl dhe pikërisht atëherë kur gjithçka është kundër tij, spinaqi i jep superfuqi për të fituar. Kaq dhe ndoshta jo më shumë, por jo.

Popeye nuk ishte thjeshtë një personazh trill i filmave për fëmijë, ai ishte aq real sa dhe i vërtetë deri në fenomen.

Ai lindi në vitin 1868 në Poloni dhe, si fëmijë, emigroi në Shtetet e Bashkuara me të tijët, të cili u vendos në një qytet të vogël në Illinois.
Si i ri, Rocky i’u kushtua detarisë. Pas një karriere 20-vjeçare si marinar në Marinsat Tregtare, Fiegel doli në pension. Më vonë ai u punësua nga Taverna e Wiebusch në qytetin e Chester, Illinois si një badigard për të ruajtur rendin në barin e zhurmshëm.
Rocky shpejt zhvilloi një reputacion për të qenë gjithmonë i përfshirë në luftime (dhe zakonisht duke fituar). Si rezultat, ai kishte një sy të deformuar (“Pop-eye”).
Ai gjithashtu ‘gjithmonë’ pinte duhan me llullë, ndaj fliste gjithmonë nga njëra anë e gojës. Në kohën e tij të lirë si mbikqyrës i qetësisë, Rocky do t’i argëtonte klientët duke i gëzuar me histori emocionuese të aventurave që ai pretendonte se kishte pasur gjatë karrierës së tij si marinar që kalonte ‘Shtatë detet’.

Krijuesi i Popeye, Elzie Crisler Segar, u rrit në Chester dhe, si i ri, takoi Rocky-n në tavernë dhe ulej me orë të tëra duke dëgjuar historitë e mahnitshme të detit të marinarit të vjetër.’
Vite më vonë, Segar u bë një karikaturist dhe zhvilloi një strip komik të quajtur “Thimble Theater”. Ai e nderoi Fiegel duke e pyetur nëse mund të modelonte personazhin e tij të ri të stripit, “Popeye the Sailor Man” pas tij. Natyrisht, Fiegel u kënaq dhe ra dakord.
Segar pohoi se ‘Olive Oyl’, së bashku me personazhet e tjerë, gjithashtu bazohej lirshëm në një person aktual. Ajo ishte Dora Paskel, pronare e një dyqani të vogël ushqimesh në Chester. Ajo me sa duket në fakt dukej shumë si personazhi Olive Oyl në komiken e tij.
Ai pretendoi se ajo madje vishej pothuajse në të njëjtën mënyrë gjithmonë.
Përgjatë viteve, Segar mbajti kontakte me Rocky-n dhe gjithmonë e ndihmonte me para; duke i dhënë atij një përqindje të vogël të asaj që fitoi nga ilustrimet e tij “Popeye”.
KUSH nuk i pelqeu karikaturat???

Ne i shikonim ata me kaq ëndje dhe emocion, sepse çdo histori kishte një fund të mirë…
Do të pyesni ju nëse fëmijët e këtyre ditëve e dinë se kush është Popeye?
Kush e dinte që ai ishte një burrë i vërtetë??
E kush e merrte me mend se historitë e tij të interpretuara në filmat vizatimor, janë pak a shumë histori të vetë Popeye.
Ai është i pavdekshëm për një brez dhe i panjohur për të sotmit.

Përgatiti: Albert Vataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here