Përderisa dihet që gratë shprehin me shumë emocionet e tyre, nuk do të thotë se burrat nuk janë emocionalë, ani pse nuk e shprehi

Gratë zakonisht shprehin më lirshëm e më shpesh ndjenjat dhe emocionet e tyre sesa burrat, shkruan DNA India.

Studimet shpesh tregojnë se gratë janë më empatike duke treguar më shumë tolerancë, gjë që do të thotë se ato janë më të kuptueshme dhe i kanë parasysh edhe ndjenjat e të tjerëve.

Gratë mund të përdorin metoda të ndryshme për të tejkaluar krizat e zemërimit si biseda me shoqe apo me të afërm, ndërsa burrat shpesh përdorin metoda të shpërqendrimit apo aktivitetet fizike.

Ndryshimet hormonale tek gratë, që ndodhin rreth kohës së ciklit menstrual, shtatzënësisë e menopauzës mund të prekin anën e tyre emocionale.

Shoqëria shpesh i inkurajon gratë të shprehen shumë më lirshëm, ndërkohë që burrave u sugjerohet të qëndrojnë “të fortë” në mënyrë që të mos duken shumë emocional.

Normat kulturore luajnë rol të rëndësishëm në mënyrën se si i shprehin emocionet gratë e burrat.

Të dyja palët mund të kenë reagime të ndryshme ndaj stresit, gratë mund të përjetojnë nivel të lartë të ankthit dhe trishtimit ndërkohë që burrat përjetojnë më shumë irritim e zemërim.

Kuptimi dhe njohja e këtyre ndryshimeve mund të krijojë komunikim e mirëkuptim në lidhjet romantike e ato martesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here