Ndërkohë që stina e nxehtë e verës rrit mundësinë e formimit të zallit e gurëve në veshkë, ka disa mënyra të thjeshta për ta parandaluar këtë gjë.

India.com ka shkruar se hidratimi është kryesori kur bëhet fjalë për gurët në veshka. Pirja e rregullt e ujit e mban trupin dhe organizmin përgjithësisht të shëndetshëm. Kur ka mjaftueshëm ujë në organizëm, veshkat e kanë më të lehtë funksionimin normal duke larguar në mënyrë të rregullt toksinat nga trupi përmes urinimit.

Duhet të mënjanohen pijet që shkaktojnë dehidratim si alkooli dhe kafeja. Këto pije mund ta dehidratojnë trupin shumë më shpejtë, prandaj duhet të evitohen në mënyrë që veshkat të funksionojnë normal gjatë muajve të nxehtë.

Ushqimi me shumë kripë duhet të evitohet gjithashtu. Sodiumi që gjendet në kripë është shkaktar kryesor i formimi të zallit e gurëve në veshkë.

Edhe ushqimi i shumëprocesuar, përveç që është i dëmshëm për organizmin në përgjithësi, dëmton edhe funksionimin e veshkave, sepse përmban shumë kripëra, shtesa dhe ruajtës afati, gjë që çon në formim të gurëve.

Këshillohet të konsumohen sa më shumë fruta e perime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here