Mbytja në ujë është nga shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një artikull të Wikihow thuhet se 10 persona vdesin çdo ditë në stinën e verës në SHBA, e kjo si pasojë e mbytjes.

Shumica e viktimave janë fëmijët apo personat që nuk kanë njohuri bazike në not. Por si të shpëtoni nga mbytja, në vijim i gjeni rekomandimet.

Mësoni aftësitë bazike në not

Njohja e notit mund të zvogëlojë shumë mbytjen. Për fillestarët rekomandohet që të mësojnë lëvizjen me duar, me këmbë dhe me trup në mënyrë që kur zhyteni, të mbani balancimin dhe të dilni.

Në ditët e sotme noti mund të mësohet me lehtësi, mjafton që të keni një pishinë pranë dhe të nisni t’i ushtroni lëvizjet. Kërkoni edhe ndonjë trajner që mund t’ua mësojë notin.

Përdorni jelek noti

Nëse nuk dini not dhe rrezikoheni nga mbytja, përdorni pajisje ose jelek shpëtimi. Ai do t’iu ruajë nga mbytja dhe do t’ua mbajë trupin në balancim, e ju mund të notoni pa frikë.

Shmangni rrymat e forta të ujit

Kur notoni në det, mundohuni t’i shmangeni rrymave të forta të ujit ose kanaleve të ngushta. Ato mund të paraqesin rreziqe serioze, sidomos për notarët e rinj ose ata papërvojë.

Nëse mendoni se po mbyteni, “shkelni” ujin

Kjo do t’iu mundësojë që të qëndroni sipër sipërfaqes së ujit, pa rrezik se mund të zhyteni tërësisht. Nëse shihni dikë përreth, kërkoni ndihmë, por ju vazhdoni të qëndroni me kokë sa më lart në sipërfaqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here