Frutat shpesh konsiderohen si “armik” kur bëhet fjalë për humbje peshe, për shkak të sheqerit që përmbajnë. Por ky sheqer është fruktozë natyrale që shoqërohet me fibra, të cilat përmirësojnë procesin e tretjes duke mundësuar rënien e peshës.

Bananet janë të parat për të cilat thuhet se duhet të evitohen në mënyrë që të humbet pesha e tepërt, por kjo nuk qëndron. “Eating Well” ka shkruar se sheqeri në banane koncentrohet kur piqen shumë. Sidoqoftë dietologia Kayley George ka treguar se bananet që lëkurën e kanë ende të gjelbër përmbajnë sasi të paktë të sheqeri.

“Bananet e gjelbra njihen për përmbajtje të niseshtes rezistente natyrale, gjë që është shumë e mirë për zorrë të shëndetshme si dhe për humbjen e peshës në përgjithësi”, ka thënë ajo.

Megjithatë edhe bananet me lëvore të verdhë, indeksin glikemik e kanë të ulët, që do të thotë se kjo frutë e ngrit ngadalë e gradualisht nivelin e sheqerit në gjak.

Mangot përmbajnë 3 gramë fibra dhe 99 kalori në një gotë të mbushur me copëza të tyre. Janë fruta të mira për humbje peshe.

Ananasi përmban një enzimë që quhet bromaline e cila kontribuon në humbjen e peshës pasi ka efekt pozitiv në tretjen e glukozës si dhe rezistencës ndaj insulinës, gjë që ndihmon balancimin e nivelit të sheqerit në gjak e si rezultat i ndihmon trupit të djegë dhjamin.

Mollët përmbajnë sasi të vogla të kalorive ndërkohë që përmbajnë sasi të bollshme të ujit e fibrave. Përveç këtyre vetive molla përmban antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë kundër stresit oksidativ, i cili ndikon për keq tek shëndeti kardiovaskular, diabeti dhe mbipesha. Dietologia rekomandon që mollët të hahen me lëvore në mënyrë që trupi të marrë antioksidantët e nevojshëm.

Rrushi ani pse përmban sasi të bollshme të sheqerit natyral nuk do të thotë se është i keq për humbjen e peshës sepse përmban sasi të pakta të kalorive dhe ka sasi të bollshme të ujit e fibrave.

Përveç këtyre të mirave, dietologia George ka shpjeguar se rrushi është i mbushur me antioksidantë që kanë veti antiiflamatore dhe ndihmojnë rreth humbjes së peshës së tepërt.

Avokadot përmbajnë shumë yndyra të shëndetshme dhe janë të mbushura me vlera ushqyese. Një avokado përmban vetëm një gram sheqer natyral dhe 13.5 gram fibra, gjë që do të thotë se është shumë e mirë kundër peshës së tepërt.

Yndyrat që gjenden në avokado ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak që mund të zvogëlojë mundësinë për shtim peshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here