Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë

Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.

Është provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.

Për një frymëmarrje më të qetë

Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.

Studime paraprake tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Kundër Stresit

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e çajit të kamomil.

Për sistem imunitar të fortë

Një studim i publikuar nga Revista e Kimisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, të cilit i referohet agroweb, doli në përfundimin se konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup.

Studiuesit mendojnë se kjo është arsyeja se pse konsumi i rregullt i kamomilit lufton ftohjet.

Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut.

Si Ta Përgatisni Çajin e Kamomilit me Mjaltë

Një lugë çaji kamomil i thatë

Një gotë ujë

Zieni ujin në një enë. Hiqeni nga zjarri ujin. Merrni një lugë çaji me lule kamomili dhe hidhini në enën me ujë të valuar.

Lërini përreth 15 minuta, kështu në saj të nxehtësisë lulet e kamomilit do të çlirojnë substancat e nevojshme tek uji.

Pasi t’i keni kulluar, i shtoni pak mjaltë e ta konsumoni 30-45 minuta para se të flini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here